Ka përfunduar intervistimi i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku në Prokurorinë e Specializuar në Hagë.
Këtë e konfirmoi për klankosova.tv, avokati i Agim Çekut, Artan Qerkini.Çeku sot bëri paraqitjen e tij të parë para Prokurorit të Specializuar, pas ftesës që iu bë kohë më parë për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.