×
  • Lajme
  • Lajme

    Për Inspektoratin e Punës është ndarë buxhet vetëm për 90 veta, parashihej të ishin 400

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Instituti GAP sot publikoi raportin “Prioritetet e buxhetit të Kosovës para pandemisë COVID-19.”

    Qëllimi i këtij raporti është që të bëjë një analizë të ndarjeve të miratuara buxhetore për vitin 2020, para goditjes nga pandemia COVID-19. Duke pasur parasysh vonesat në formimin e qeverisë, buxheti i Kosovës për vitin 2020 ishte miratuar jashtë afateve të rregullta ligjore.

    “Ngjashëm sikurse viteve të kaluara, shumica dërmuese e projekteve kapitale qendrore janë vazhdime apo obligime nga vitet e kaluara, duke lënë pak hapësirë për projekte të reja”

    “Gjithashtu, edhe prioritetet sipas fushave kanë mbetur të njejta me vitin e kaluar, ku më shumë se gjysma e shpenzimeve orientohen për çështjet ekonomike, mbrojtje sociale dhe arsim. Buxheti për shëndetësi është rritur lehtë ndërsa ai për arsim ka rritje të theksuar krahasuar me vitin paraprak”.

    Tek Inspektorati i Punës është ndarë buxhet vetëm për 90 persona, ndërsa në programin e qeverisë, stafi i këtij departamenti parashihet të jetë 400 persona.

    Sa i përket shpenzimeve rrjedhëse, ato kanë mbetur pothuajse të njejta me vitin e kaluar. Mirëpo, në rast të hyrjes në fuqi të Ligjit për pagat në sektorin publik, atëherë nuk dihet sa sa mund të rriten këto shpenzime, duke pasur parasysh se kostoja e saktë e ligjit nuk dihet ende.

    Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit kemi një rënie të theksuar të buxhetit për ndërtim të autostradave dhe rehabilitim të rrugëve, por megjithatë Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit do ta menaxhojë gati gjysmën e buxhetit qendror për investime kapitale.

    Sa i përket investimeve kapitale nga niveli qendror në atë lokal, edhe këto investime kapitale në pjesën më të madhe janë vazhdimësi nga viti i kaluar. Mirëpo, këtë vit shihet një shpërndarje më e balancuar e këtyre investimeve në komuna.

    Instituti GAP do të bëjë një analizë të ndarë sa i përket ndryshimeve në buxhetin e Kosovës si pasojë e krizës nga COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.