×
  • Lajme
  • Lajme

    Për herë të parë Osmani falë një grua të burgosur në Lipjan, presidenca tregon arsyen

    FrontOnline
    29 Janar 2025

    Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, njofton se bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore, presidentja ka nënshkruar sonte dekretin me të cilin të dënuarës Arza Cakolli, për shkaqe humanitare, i është falur pjesa e mbetur e dënimit, pas shqyrtimit të propozimit nga Komisioni për Falje dhe në përputhje me procedurat ligjore.

    Në njoftim thuhet se “vendimi është marrë për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, ngase e dënuara ka lindur foshnjën e saj të parë gjatë vuajtjes së dënimit dhe ndodhet në Qendrën Korrektuese për gra në Lipjan, së bashku me foshnjen e saj”.

    Kujtojmë se presidentja Osmani deri më tani nuk e ka falur asnjë të burgosur, pavarësisht kërkesave të pranuara.

    Njoftimi i plotë:

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore, ka nënshkruar sonte dekretin me të cilin të dënuarës Arza Cakolli, për shkaqe humanitare, i është falur pjesa e mbetur e dënimit, pas shqyrtimit të propozimit nga Komisioni për Falje dhe në përputhje me procedurat ligjore.

    Vendimi është marrë për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, ngase e dënuara ka lindur foshnjën e saj të parë gjatë vuajtjes së dënimit dhe ndodhet në Qendrën Korrektuese për gra në Lipjan, së bashku me foshnjen e saj.

    Në marrjen e vendimit për falje, janë marrë parasysh edhe faktorë të tjerë, duke përfshirë faktin se e dënuara nuk ka kryer asnjë vepër penale më herët, vepra penale për të cilën është dënuar është për “Rrezikim të Trafikut Publik”, pra është kryer aksident pa dashje, ndërkaq është vërtetuar se nuk ka qenë nën ndikim të alkoolit apo substancave të tjera kur ka ndodhur aksidenti. Përveç këtyre, gjithashtu janë marrë parasysh sfidat shëndetësore të nënës dhe foshnjës.

    E dënuara ka filluar mbajtjen e dënimit prej 1 vit e dy muaj burg, në korrik të vitit 2024, ndërkaq do të duhej të lirohej në mënyrë të rregullt nga burgu më 14 shtator të këtij viti.

    Dosja me propozimin e shqyrtuar nga Komisioni si dhe nga ekipi ligjor i Presidentes, ka arritur sot në tavolinën e Presidentes.

    Prandaj, duke marrë parasysh faktorët humanitarë dhe vlerësimet profesionale të të gjitha institucioneve relevante, Presidentja ka vendosur faljen e pjesës së mbetur të dënimit të saj.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Shkurt 2025
    Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit po shkon drejt fundit. IndeksOnline ka siguruar një listë me rezultatet deri...
    Lajme17 Shkurt 2025
    12 personat të cilët u ndaluan sot nga Policia e Kosovës në veri, janë liruar. Kështu ka treguar zëvendësdrejtori i Policisë së...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Në shënim të 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës ka vlerësuar lart kontributin e grave për liri e...
    Të tjera
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke postuar një video në Facebook nga parakalimi i...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    “Asnjë diktat nuk mund t'i imponohet Ukrainës”. Kështu u shpreh kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz pas takimit me liderët e BE-së dhe...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Papa Françesku është në një gjendje klinike “të qëndrueshme” dhe ka pushuar mirë gjatë natës ndërsa vazhdon të marrë trajtimin për bronkit...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Nëntë persona, mes tyre dy fëmijë, kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur mes pesë veturave në fshatin Rixhevë...
    Sport17 Shkurt 2025
    Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi shumë shpejt do të rikthehet në ring. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Turqisë, Recep Erdogan me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.