×
  • Lajme
  • Lajme

    Lansohet projekti “Zërat e Lirisë: Gratë e UÇK-së rrëfejnë”

    FrontOnline
    17 Shkurt 2025

    Në shënim të 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës ka vlerësuar lart kontributin e grave për liri e shtetndërtim, duke lansuar, po ashtu, projektin “Zërat e Lirisë: Gratë e UÇK-së rrëfejnë”. Me këtë rast, përmes platformës janë dëgjuar rrëfimet e katër grave të UÇK-së.

    “A jam unë më i miri?”, ishte pyetja por edhe fjalët e fundit që dëshmori, Sefedin Vitija i kishte thënë në heshtje nënës së tij, duke kërkuar edhe miratimin e asaj që e kishte sjellë në jetë. Kjo ishte edhe përshëndetja e fundit e djalit të Zymrije Vitijes, e cila po ashtu ishte e angazhuar në UÇK bashkë me tre djemtë e saj.

    “Më kanë mbet shumë brenga, se kur ka ardhur dhe më tha nënë ulu këtu, tha nënë më trego drejt diçka, a jam unë ma i miri? I thash: tregomë djali jem cilin fëmijë e kam të keq, se nëntë fëmijë i kam të gjithë jeni të mirë. Jo, jo, a jam unë ma i miri? T’i them këtij je më i miri, thosha me vete, po me hidhërohen të tjerët. Aty e kam brengë, nëse i kam thënë po a jo”, tha nënë Zymrije.

    Hyrije Veliu, një tjetër ish-ushtare e UÇK-së, e vlerësoi të rëndësishme platformën për çka tha se këto rrëfime i duhen historisë e gjeneratave.

    “Për të kuptuar se çfarë i ka ndodhë kombit tonë, nëpër çfarë ne kemi kaluar, çfarë sakrificash kanë bërë brezat për të arritur deri te kjo ditë. Prandaj unë mendoj që është më rëndësi që iniciativa të tilla të merren edhe në të ardhmen”, tha ajo.

    Ndërkaq, i pari i Prishtinës, Përparim Rama, derisa tha se këto gra nuk ishin thjesht mbështetëse e luftës, ato ishin vetë lufta për liri.

    “Histori janë edhe qëndresa e tyre, plagët e tyre, humbjet e më të dashurve dhe fitoret e tyre. Ato u ngritën mbi frikën për ti dalë zot atdheut, duke dëshmuar se në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës lufta nuk njohu gjini. Njohu vetëm guximin, përkushtimin dhe atdhedashurinë. Në këtë frymë si institucion jemi të vendosur që ky përvjetor të mos jetë thjeshtë një moment kujtese por angazhim i përhershëm”, tha ai.

    Rama u zotua se gjatë gjithë vitit përmes projekteve, ekspozitave dhe aktiviteteve të ndryshme do të nderojnë kontributin e grave të luftës./rtk

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.