Barcelona ka shënuar sonte fitore minimale ndaj Real Vallecanos për t’u kthyer sërish si lidere e La Ligës.
Katalunasit fituan minimalisht 1:0 falë golit të Robert Lewadonwskit nga pika e bardhë në minutën e 28-të.
Mirëpo kaq u mjaftoi atyre që t’i arkëtojnë tri pikë dhe të dalin të parët në tabelë me 51 pikë, po aq sa ka Real Madridi në vendin e dytë por këta të parët kanë rezultat më të mirë në ballafaqimet mes tyre.
I treti është Atletico Madridi me vetëm një pikë më pak, pasi që dy klubet madrilene rrëshqitën në fundjavë me barazime 1:1.