×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për krijimin e shtetit të Kosovës “histori shembullore dhe e fuqishme”: E bekuar qoftë rruga krah Shqipërisë dhe SHBA-së

    FrontOnline
    17 Shkurt 2025

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke postuar një video në Facebook nga parakalimi i sotëm i FSK-së në Prishtinë

    Kurti ka thënë se Kosova është shteti më i ri në kontinentin e vjetër, por mund të jetë shteti me historinë më të gjatë të përpjekjes për krijimin e tij

    Tutje, Kurti thotë se “e bekuar qoftë Republika e Kosovës krah Shqipërisë, SHBA-ve dhe aleatev evropianë”.

    “Në historinë moderne të Evropës, krijimi i shtetit tonë është një nga historitë më të fuqishme dhe shembullore, të përparimit të vetëdijes së një populli për liri dhe këmbënguljes së tij për shtet. Republika jonë njëmend është shteti më i ri në kontinentin e vjetër, por mund të jetë shteti me historinë më të gjatë të përpjekjes për krijimin e tij. Sot është shtëpia e popullit tonë te e cila strehohemi dhe jetojmë të gjithë ne, pa dallime kulturore dhe shoqërore, etnike dhe fetare, me bashkëpjesëmarrje dhe të barabartë”.

    “Lavdi dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. E bekuar qoftë rruga e Republikës së Kosovës krah Republikës së Shqipërisë, bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet tona aleate evropiane dhe të tjera perëndimore. E ndritur qoftë e ardhmja jonë dhe e gjithë fëmijëve tanë, në paqe dhe përparim. Urime 17 Shkurti! Urime 17 vjet pavarësi”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vërtetë pranveror me rritje të ndjeshme të temperaturave dhe rreze të shumta diellore,...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Kosova do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në Defender Europe 2025, duke qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav,  ka ndarë mendimet e tij mbi vizitën e fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Koçanit i cili dha dorëheqje dy ditë më parë, si dhe dy persona të tjerë që kanë qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Mitrovicë u ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji tetë personave të arrestuar një ditë më parë, nën dyshimet...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun Kosovë...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të enjten se e njeh plotësisht rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë në...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) po ndryshon politikën e azilit për burrat nga Afganistani. Burrat e pamartuar, të cilëve u është refuzuar...
    Sport20 Mars 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve. Rezultati pas 45...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.