×
  • Lajme
  • Lajme

    Incidenti në veri, lirohen 12 personat

    FrontOnline
    17 Shkurt 2025

    12 personat të cilët u ndaluan sot nga Policia e Kosovës në veri, janë liruar.

    Kështu ka treguar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani i cili tha se lidhur me rastin janë shqiptuar katër tiketa.

    “Pas përfundimit të procedurave tona që të gjithë 12 personat janë liruar. Janë shqiptuar tiketa. Tre për mungesë patentë shoferi (2 nga ta të mitur) dhe një për më shumë persona në automjet se sa është e lejuar (7 persona në një pikap)”, tha Elshani, njofton Klankosova.tv.

    Personat e ndaluar, 10 prej të cilëve ishin të mitur, janë ndaluar nën dyshimin se kanë hyrë me flamuj shqiptarë në Mitrovicën e Veriut.

    Për këtë, ata janë sulmuar me gurë nga disa serbë.

    “Janë ndaluar 12 persona, 10 të mitur, dyshohet se me flamuj shqiptarë kanë hyrë në Mitrovicë të Veriut. Dyshohet se disa serbë më pas i kanë sulmuar me gurë. I kemi ndaluar dy vetura, në njërën veturë kanë qenë pesë të mitur. Në veturën tjetër kanë qenë shtatë persona. Ende nuk ka ndonjë vepër, përveç për patentë shofer e kundërvajtje në trafik, për ketë punë jemi duke u marrë me ta”, ka theksuar Elshani.

    Ai ka sqaruar se nuk ka vepër për përdorimin e flamujve, teksa shtoi se policia është duke e trajtuar ketë rast pasi që personat janë të mitur dhe se ky incident është hapur si “dëmtim kriminal”.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Mars 2025
    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafe Thanë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht....
    Lajme16 Mars 2025
    Policia në Fushë Kosovë ka identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët dje kishin tentuar të kryejnë vjedhje në një...
    Lajme16 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e shpërthimit të një zjarri brenda një...
    Të tjera
    Kronika16 Mars 2025
    Inspektorati Komunal i Pejës, me asistimin e Policisë së Kosovës, të shtunën në mbrëmje kryen një aksion në Pejë, ku janë mbyllur...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Situatë e tensionuar në oborrin e spitalit të Koçanit, ku familjarët me çdo kusht kërkojnë që t’i marrin kufomat e të afërmve...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Njëri nga pronarët e klubit të natës “Pulse” është mes të arrestuarve nga autoritetet pas zjarrit tragjik në Koçani që la 59...
    Lajme16 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën do të ketë takim me Peter Sorensen, përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi. Siç njofton...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, refuzojnë që trupat e...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Mbi 20 persona janë të dyshuar, ndërsa 15 prej tyre janë arrestuar në lidhje me zjarrin që shpërtheu në diskotekën në Koçan,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.