×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK në Prizren akuzon LVV-në për keqmenaxhim të buxhetit e shpenzime të pakontrolluara

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Kryetari i PDK-së dega në Prizren, Shaqir Totaj, në një konferencë për medie ka krahasuar shpenzimet që kjo parti ka bërë kur qeveriste me këtë komunë me ato që po bën aktualisht VV-ja.

    Sipas tij, ka kjo parti vazhdimisht ka keqmenaxhuar me buxhetin dhe janë bërë shpenzime të pakontrolluar.

    “Kur kësaj i’a shtojmë edhe shumë skandale tjera në: shëndetësi, arsim dhe prokurim, bëhet më tepër se evidente, se kemi të bëjmë me një mashtrim që Vetëvendosje po ja bën elektoratit, si në nivel nacional, ashtu edhe në nivel lokal”, tha ai.

    Njoftimi i plotë:

    Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet, në mënyrë të kontestueshme dhe atë duke kritikuar në mënyrë frontale dhe arrogante, çdo gjë pothuajse pa sens të shijes së mirë edhe për gjërat të cilat nuk kanë qenë dashur as të kritikohen.

    Premtonin hiç më pak se mrekullia në çdo lëmi të jetës publike, ndërsa ajo që po ndodh në vazhdimësi, mund të jetë çdo gjë, por vetëm qeverisje e mirë JO, sepse në çdo lëmi të jetës publike, vetëm degradime kemi parë deri tani.

    Aso kohe, kritikohej pothuajse fare pa të drejtë ish kryetari Muja për shpenzime të Komunës, të cilat krahasuar me shpenzimet që po ndodhin në kohën kur Haskuka po e udhëheq Prizrenin kanë qenë minimale.

    Në vitin 2018 kemi pasur suficit buxhetor në vlerë prej: 2 731 779.00 €.

    Në vitin 2019 kemi pasur suficit buxhetor në vlerë prej: 3 586 000.00 €.

    Në total suficiti buxhetor për dy vite kap shumën prej: 6 317 779.00 €.

    Shkaqet që kanë kushtëzuar paraqitjen e kësaj dukurie negative janë:

    Mungesa e vizionit dhe konceptit;
    Mungesa e kapaciteteve menaxhuese;
    Mungesa e programit lidhur me prioritetet qeverisëse;
    Humbja e kohës në tentimin për t’i kurdisur tenderët.
    Për pasojë:

    6.4 milion €, mbeten jashtë qarkullimit të bizneseve prizrenase.
    Mbeten mjetet e pashfrytëzuara që kthehen në buxhet qendror dhe mund të ketë pikë negative në lartësinë e buxhetit për vitet në vijim.
    Qarkullimi i parasë për ekonomi, është si qarkullimi i gjakut për njeriun, prandaj mungesa e mjeteve në qarkullim ka pasoja serioze.
    Kur kësaj i’a shtojmë edhe shumë skandale tjera në: shëndetësi, arsim dhe prokurim, bëhet më tepër se evidente, se kemi të bëjmë me një mashtrim që Vetëvendosje po ja bën elektoratit, si në nivel nacional, ashtu edhe në nivel lokal.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi pas nderimit që ka bërë tek varri i babait të tij tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në...
    Lajme21 Mars 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë tha se e ka pritur me shqetësim të madh vendimin e Zyrës së Rregullatorit të...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi qëndroi shkurt te varri i babait të tij, disa ditë pas vdekjes së tij. Thaçi në kurorën me lule që...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka dalë me një propozim për formimin e institucioneve të reja. Ajo ka bërë me dije se...
    Lajme21 Mars 2025
    Një aksident trafiku me dëme materiale ka ndodhur në rrugën “Gjeladin Kurbaliu” në Gjilan, pasi një grua nuk iu bind urdhrit të...
    Lajme21 Mars 2025
    Një grua ka kryer abort në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë. Këtë rast, Policia e Kosovës e ka iniciuar si “dhunim”, por nuk...
    Lajme21 Mars 2025
    Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, për FrontOnline, thotë se zvarritja e procesit zgjedhor, po iu shkon për shtati gjitha partive politike, por më...
    Lajme21 Mars 2025
    Ushtarët italianë të KFOR-it, të Komandës Rajonale në Perëndim, kanë kryer patrullime në jug të zonës së përgjegjësisë në komunën e Shtërpcës....
    Lajme21 Mars 2025
    Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Lahi Brahimaj, për FrontOnline, ka folur pas rezultatit zgjedhor dhe po ashtu rreth këtij procesi politik. Ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.