×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pavarësisht kundërshtimeve, SHBA kthen sanksionet e OKB-së ndaj Iranit

    FrontOnline
    20 Shtator 2020

    Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur në mënyrë të njëanshme të gjitha sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, pavarësisht kundërshtimit nga aleatët më të ngushtë evropianë të Uashingtonit dhe pasigurisë për ndikimin e tyre.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo më 19 shtator njoftoi për të ashtuquajturën kthim mbrapa të sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit.

    “Nëse vendet anëtare të OKB-së dështojnë të përmbushin detyrimet e tyre për të zbatuar këto sanksione, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përdorin autoritetet tona të brendshme për të imponuar pasoja për ato dështime dhe për të siguruar që Irani të mos korrë përfitimet e aktivitetit të ndaluar nga OKB-së”, tha Pompeo në nje deklaratë.

    “Në ditët në vijim, Shtetet e Bashkuara do të shpallin një sërë masash shtesë për të forcuar zbatimin e sanksioneve të OKB-së dhe për t’i kërkuar shkelësit e përgjegjësisë,” shtoi ai.

    Masa e SHBA-së, i hap rrugën një përplasjeje të madhe në Kombet e Bashkuara, ku Uashingtoni e gjen veten gjithnjë e më të izoluar mes tensioneve me Iranin dhe palët e tjera të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Përgjithshëm i Veprimit (JCPOA).“Amerikanët veprojnë si ngacmues dhe vendosin sanksione …. Komuniteti botëror duhet të vendosë se si të veprojë ndaj ngacmimit,” i tha Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif televizionit shtetëror iranian disa orë para njoftimit.

    Presidenti Donald Trump u tërhoq nga Plani i Përbashkët i Veprimit më 2018 dhe vendosi sërish sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit, duke bërë që Teherani të shkel progresivisht angazhimet e tij bërthamore.Palët e mbetura në marrëveshjen bërthamore të Iranit janë përpjekur të shpëtojnë marrëveshjen, duke hedhur poshtë përpjekjen nga Uashingtoni për të shkaktuar një kthim të sanksioneve të OKB-së ndaj Teheranit për shkeljen e angazhimeve të tij bërthamore.

    Nga Rubrika
    Sport21 Gusht 2025
    Sonte në arenën “Todor Proeski” në Shkup, Shkëndija e Tetovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë të fazës “play-off” në Europa League,...
    Sport21 Gusht 2025
    Drita do të zbresë sonte në fushën e blertë për ta zhvilluar ndeshjen e parë të fazës së “play-off”-it të Ligës së...
    Sport21 Gusht 2025
    Milani e ka nxjerrë në shitje sulmuesin Santiago Gimenez, pak pa përfunduar afati kalimtar i verës. Sulmuesi meksikan nuk bindi me kontributin...
    Të tjera
    Lajme21 Gusht 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda – Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, ka njoftuar se ka ndaluar dy...
    Lajme21 Gusht 2025
    Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka publikuar një video të rrallë të babit të tij, e cili është realizuar në muajin...
    Lajme21 Gusht 2025
    Radiotelevizioni i Kosovës ka nënshkruar sot marrëveshjen për huadhënie me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, që do të mundësojë ekzekutimin e...
    Sport21 Gusht 2025
    Sonte në arenën “Todor Proeski” në Shkup, Shkëndija e Tetovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë të fazës “play-off” në Europa League,...
    Vip21 Gusht 2025
    Xhensila Myrtezaj po vazhdon suksesshëm turin e koncerteve të saj muzikore pas një vere në të cilën ishte shumë e komentuar e...
    Lajme21 Gusht 2025
    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kujtuar ish-kryeministrin Bajram Rexhepi në 8-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Përmes një shkrimi të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.