×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas shpalljes së disa fshatrave të Vitisë vatra të përhapjes së Coronavirusit, flasin nga kjo komunë

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Ministria e Shëndetësisë, me anë të një vendimi që ka marrë  ditë më parë i ka shpallur disa fshatra të komunës së Vitisë  vatra të përhapjes së koronavirusit.

    Në vendimin e MSH-së thuhet se, Fshatrat Ramjan, Stubëll e Epërme, Pozheran, Skifteraj, Goshicë dhe Rruga “UÇK” në Viti janë shpallur sërish vatra të përhapjes së infeksionit.

    Lidhur me këtë, për FrontOnline, ka folur kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halitaj.

    Ai tha se nuk e di arsyen se përse Ministria e Shëndetësisë e ka marrë  këtë vendim.

    Halitaj tha se nga komuna e Vitisë nuk ka raste të reja me koronavirus dhe se numri I të shëruarve po rritet.

    “Pyetni në Ministrin e Shëndetësisë  pse e kanë marrë këtë vendim, unë nuk e di arsyen,  raste të reja me koronavirus në Viti nuk ka,  numri i të shëruarve është në rritje, i kemi edhe 11 raste me koronavirus, edhe këta kanë më u ritestu sot, 42 persona i  kemi të shëruar, persona të dyshuar nuk ka, ne nuk kemi kërkuar sqarim nga Ministria e Shëndetësisë pasi që ministria nuk është konsultuar me ne kur e ka marrë vendimin për t’i shpallur këto fshatra vatra të përhapjes së virusit , ata e dinë se kush e ka dhënë propozimin” ka deklaruar kryetari i Komunës së Vitisë për FrontOnline.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.