×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pas krijimit të Qeverisë Hoti Franca dhe Gjermania të gatshme për Samit në Paris

    FrontOnline
    04 Qershor 2020

    Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë, Jean-Louis Falconi dhe Thomas Schieb, kanë takuar sot , Marko Gjuriqin, drejtorin e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, me të cilin kanë diskutuar për rinisjen e shpejtë të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht pas krijimit të qeverisë së re në Kosovë.

    Parisi dhe Berlini kanë mirëpritur angazhimin e Miroslav Lajcak dhe Josep Borell për lehtësimin e dialogut dhe për arritjen e një marrëveshje që do të jetë afatgjate dhe që do t’i kontribuojë stabilitetit të rajonit.

    “Gjatë takimit, dy ambasadorët kanë bërë thirrje për rinisje të shpejtë të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, veçanërisht pas krijimit të qeverisë së re në Kosovë. Ata kanë mirëpritur përpjekjet e BE’së për lehtësimin e dialogut përmes emisarit Miroslav Lajcak, dhe përfaqësuesit të Lartë të BE’së, Josep Borell, për të arritur një marrëveshje ligjërisht të obligative, afatgjate dhe që do t’i kontribuojë stabilitetit të rajonit”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Ambasada e Francës në Serbi, raporton Gazeta Expres.

    Teka kanë përmendur letrën e përbashkët të dy Heiko Mass dhe Jean Yves Le Drian të publikuar më 23 maj, dy ambasadorët kanë thënë se Franca dhe Gjermania janë të gatshme që të kontribuojnë për dialogun Kosovë-Serbi me të gjitha mënyrat e mundshme.

    Ambasadori francez madje ka përmendur gatishmërinë e Francës për organizimin e Samitit të Parisit, pas organizimit të atij të Berlinit në prillin e vitit 2019.

    Dy ambasadorët gjithashtu kanë shprehur shpresën e tyre se Kosova do të largojë barrierat jo-tarifore ndaj produkteve të Serbisë dhe kanë bërë thirrje që dy palët të përmbahen nga veprimet që dëmtojnë atmosferën e bashkëpunimit, me qëllim të krijimi të kushteve për rinisjen e dialogut

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.