×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Ahmetit, ankohet edhe Lutfi Haziri: Qe 3 muaj donacioni i testeve serologjike dhe aparati po mbahen ne terminal

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Tash e tre muaj, Gjilani është në pritje të donacionit me teste serologjike që po qëndron në terminal doganor.Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se do i gëzonte shumë lirimi i aparatit nga terminali doganor.“Lajmi tjetër i keq është se tash e tre muaj po e presim donacionin me teste serologjike, e cila tash tre muaj po qëndron në terminal doganor. Do të na gëzonte shumë lirimi i aparatit nga terminali doganor!”, ka shkruar Haziri.

    Ai i ka shprehur ngushëllime edhe familjes së 64-vjecarit nga Cërnica, i cili vdiq sot pas infektimit me COVID-19.“Sot e kemi marrë lajmin e hidhur për vdekjen e një bashkëqytetari nga Cernica (64 vjeç) i cili ishte infektuar me COVID-19.

    Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Për 4 muaj, 288 persona kanë rezultuar pozitivë, 158 janë shëruar plotësisht, 126 janë raste aktive, derisa pesë persona kanë vdekur. Apeloj që të keni kujdes të shtuar, duke i përdorë masat mbrojtëse dhe distancën sociale. Ju lutem, mbrojeni veten, familjen, lagjen dhe qytetin tuaj”, ka shkruar Haziri.

    Ndryshe, edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se ende janë në pritje të lejes për testet serologjike që gjenden në terminal doganor e që do të përdoren nga Qendrat e Mjekësisë Familjare.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se ende nuk e kupton se pse qeveritë i kanë ndaluar, duke thënë se Kosova është i vetmi vend me vendime të tilla.“Testet serologjike bëjmë tërë kohen dhe janë standarde. Ndryshojnë reagensët. Edhe më tutje nuk e kuptoj pse qeveritë i kanë ndaluar. Për asgjë tjetër do ta kemi informaten më të mirë rreth perhapjes se virusit dhe imunitetin e ndërtuar. Perndryshe jemi i vetmi vend me vendime të tilla”, ka shkruar Ahmeti.Ndryshe, testet serologjike janë ato teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin dhe bëhet përmes mostrave të gjakut.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.