×
  • Lajme
  • Lajme

    Parshikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Fundjava në Kosovë do të jetë kryesisht me diell. Në fillim të javës së ardhshme do të ketë mundësi për riga lokale shiu, ndërsa temperaturat do rriten lehtësisht.

    Shtrirja e fushave të presionit të lartë mbi rajonin tonë në fundjavë favorizon mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell, herë-herë me vranësira kalimtare. Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë, por mbesin pak mbi vlera mesatare, njofton Prishtina Weather.

    Mot me vranësira dhe diell parashihet të mbajë në ditët e para të javës së ardhshme, e orëve të pasdites përreth viseve malore paraqiten mundësi për reshje të dobëta lokale shiu, derisa temperaturat shënojnë një rritje të lehtë.

    Parashikimi për periudhën 19-23 shtator:

    19.09 – Paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës kryesisht me diell.
    20.09 – Kryesisht me diell.
    21.09 – Pas mëngjesit të freskët, ditën kryesisht me diell dhe ngrohtë. Pasdite përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.
    22.09 – Ngrohtë, vranësira dhe intervale me diell. Rreth viseve malore orëve të pasdites mundësi për reshje lokale shiu.
    23.09 – Vranësira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

    Temperaturat minimale do të luhaten nga 9C deri në 12C, ndërsa maksimalet nga 24 deri 28C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, e lehtë dhe mesatare 3-8m/s. Shtypja atmosferike në rritje mbi vlera normale, e më pas gradualisht në rënie.

    Image may contain: text that says 'Shtune 19/09 Diel 20/09 Hene 21/09 Marte 22/09 Merkure 23/09 11 10 25 Era: VL 4-8m/s Shtypja: 1022mb UV indeksi: 6 AQI: 20-40 9 25 Era: VL 3-7m/s Shtypja: 1017mb UV indeksi: AQI: 20-40 26 Era: JL-VL 1-4m/s Shtypja: 1017mb 27 10 Era: JL 1-3m/s Shtypja: 1016mb 12 AQI: 20-40 26 Era: JP 4-13m/s Shtypja: 1014mb 35 30 25 20 15 10 Grafiku temperaturave te parashikuara dhe vlerave mesatare shumevjeçare Parashikimi me: 18.09.2020 mire Indeksi kualitetit te ajrit (AQI) pashendetshme rrezikshme 50 100 150 200 300 500 Shenimet per UV indeks: DWD'

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.