×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Parisi tërheq ambasadorin nga Ankaraja

    FrontOnline
    25 Tetor 2020

    Ky ishte reagimi diplomatik francez pas një sulmi verbal të presidentit Erdogan ndaj presidentit francez, që e akuzoi Macron për armiqësi ndaj islamit dhe se duhet të kontrollojë gjendjen mendore.

    Deklaratat e ashpra të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan i kanë rritur tensionet mes Turqisë dhe Francës. Si pasojë Franca tërhoqi ambasadorin e saj nga Turqia. Presidenti Macron e argumentoi këtë hap me sulmet e presidentit turk. Deklaratat e tij janë të “papranueshme”, u shpreh presidenca franceze për agjencinë AFP. Ambasadori u tërhoq për këshillime me presidentin. Me këtë synohet të dërgohet “një sinjal i fortë” drejt Ankarasë, u tha.” Humbja e masës dhe pagdhendshmëria nuk janë metoda”, theksohet nga presidenca franceze. Erdogan duhet të ndryshojë kursin e tij politik, sepse “ai është në çdo kuptim i rrezikshëm”.

    Të shtunën (24.10) në një kongres të partisë së tij, AKP në Kayseri në Anadollinë Qendrore, Erdogan bëri fjalë për “shenja shqetësuese të rritjes së armiqësisë kundër islamit në Europë”. Si shembull ai ndër të tjera mori edhe presidentin Macron, që pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty para një javë i shpalli luftë islamizmit radikal në Francë. Paty u vra nga një nxënës me rrënjë ruso-çeçene, pasi kishte treguar në orën e mësimit për të ilustruar temën e lirisë së mendimit karikaturat e profetit Mohamed, shkruan DW.

    Macron kishte thënë në ceremoninë e përshpirtshme për mësuesin të mërkurën, se “ne nuk do të heqim dorë nga karikaturat dhe skicat”. Pas sulmit vdekjeprurës kundër mësuesit, autoritetet franceze kanë ndërmarrë disa aksione kundër shoqatave të dyshuara se i përkasin spektrit islamist apo janë të afërta me të. Atentatori vetë u qëllua pak pas vrasjes së mësuesit.

    Erdogan nuk e la tek këto akuza, por vazhdoi me tone personale. “Çfarë problemi ka ky person me emrin Macron me islamin dhe myslimanët”, pyeti Erdogan në kongres. Macron duhet “të kontrollojë gjendjen e tij mendore”, shtoi Erdogan. Homologu i tij nuk e kupton lirinë e fesë.

    Marrëdhënie të vështira Francë-Turqi

    Marrëdhëniet mes Francës dhe Turqisë janë ftohur edhe për shkak të temave të tjera: Macron e akuzon presidentin Erdogan për përzierje masive në konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e Nagorni-Karabakut, që ka disa javë që ka shpërthyer. Sipas Macron, Ankaraja zhvendos luftëtarë xhihadistë nga Siria për të mbështetur Azerbajxhanin.

    Edhe në konfliktin për kërkimet për gaz në Detin Mesdhe, Macron ka dërguar paralajmërime ndaj Erdoganit. Franca përforcoi mbështetjen për Greqinë dhe Qipron duke ofruar edhe prezencën e saj ushtarakë në rajonin detar.

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Ministrja franceze e Arsimit, Nicole Belloubet synon të eksperimentojë që nga viti i ardhshëm shkollor detyrimin që nxënësit të lënë smartfonët jashtë...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Një çifti shqiptar në Greqi i është bërë atentat, ku të dyshuarit kanë qëlluar drejt dyshes, teksa ishin duke lëvizur me motor....
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu në zona të...
    Vip09 Maj 2024
    Brenda 48 orëve, këngëtarja nga Kosova, Teuta Selimi, ka denoncuar për dhunë bashkëshortin dhe vëllain e saj. Me siguri të gjithë kanë...
    Sport09 Maj 2024
    Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendi i tij është gati për të qëndruar vetëm nëse është e nevojshme për...
    Vip09 Maj 2024
    Besa Kokëdhima ka dhënë një performancë mbresëlënëse në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision 2024”, duke përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Titan”. Skena e...
    Vip09 Maj 2024
    Feronit Shabani i njohur ndryshe edhe si Fero, është takuar së fundmi me boksierin e njohur nga Kosova, Robin Krasniqi. Këtë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.