×
  • Vip
  • Vip

    Besa shkëlqen në ‘Eurovision 2024’, përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    Besa Kokëdhima ka dhënë një performancë mbresëlënëse në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision 2024”, duke përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Titan”.

    Skena e “Malmo Arena” në Suedi u ndriçua nga prania e saj, ndërsa ajo interpretoi me pasion dhe thellësi emocionale këngën e saj të fuqishme.

    Performanca e sivjetme e Shqipërisë u prit me ovacione nga audienca, dhe Besa performoi e dyta në renditje, me çka mban kodin 02, përmes të cilit mund të votohet me sms nga shqiptarët e shteteve që mund të votojnë sonte.

    Shtetet nga të cilat mund të votohet sonte janë: Malta, Greqia, Zvicra, Çekia, Franca, Austria, Danimarka, Armeniam Letonia, Spanja, San Marino, Gjeorgjia, Belgjika, Estonia, Italia, Izraeli, Norvegjia dhe Holanda.

    Nga shqipëria gjithashtu mund të votohet, por jo për Shqipërinë – ndërsa shqiptarët nga Kosova mund të votojnë Besën përmes aplikacionit të Eurovisionit, i cili është i disponueshëm për shkarkim në smart-phone-at e tyre.

    Pas performancës së saj të jashtëzakonshme, shpresat janë të larta që Besa Kokëdhima do të jetë një nga emrat që do të grumbullojnë votat e nevojshme për të vazhduar rrugëtimin drejt suksesit në edicionin e këtij viti të Eurovision.

    Nga 16 shtetet pjesëmarrëse në mbrëmjen e sotme, 10 prej tyre do të kualifikohen për në finalen e madhe të së shtunës. /Telegrafi/

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Vip20 Maj 2024
    Santiana është tejet aktive në rrjete sociale, duke postuar foto të ndryshme. Ndjekësit e saj kanë reaguar për një foto të Santianës...
    Vip20 Maj 2024
    Këngëtarja shqiptare, Iliriana Sadriu ka marr vëmendjen në fotot e saj të fundit. Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, në një fustan...
    Vip20 Maj 2024
    Georgina Rodriguez ka treguar fustanin që kishte veshur në Javën e Modës në Paris, i cili përmbante një mesazh prekës nga Cristiano...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Deputetja e AAK-së, Albanë Bytyqi, për FrontOnline thotë se është e lehtë të numërohen sukseset e Qeverisë nga Albin Kurti, por se...
    Vip20 Maj 2024
    Këngëtarja shqiptare, Iliriana Sadriu ka marr vëmendjen në fotot e saj të fundit. Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, në një fustan...
    Vip20 Maj 2024
    Georgina Rodriguez ka treguar fustanin që kishte veshur në Javën e Modës në Paris, i cili përmbante një mesazh prekës nga Cristiano...
    Kronika20 Maj 2024
    Policia ka gjobitur një shofer në Gjilan, i cili në zonën në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h,...
    Lajme20 Maj 2024
    Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur sot se rruga Prishtinë- Gjilan nuk është e qarkullueshme për shkak...
    Lajme20 Maj 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mori pjesë në përurimin e renovimit të Klinikës së Onkologjisë në Prishtinë. Vitia tha se pacientët tani...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.