×
  • Sport
  • Sport

    Trepça e “shuan” Yllin në finalen e parë në Mitrovicë

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë triumfuar 77:68 (20:29, 11:8, 22:15, 24:16), duke udhëhequr në serinë finale.

    Nga minuta e parë të dy skuadrat luftuan për fitore dhe pas fillimit të barabartë, pranë rezultatit 20:20, kur mysafirët me nëntë pikë radhazi e fituan çerekun e parë 20:29, derisa në periudhën e dytë ngritën epërsinë në 20:33, por vendasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan shifrat në 31:35, derisa pjesa e parë përfundoi 31:37.

    ‘Luftë’ e madhe u zhvillua në periodën e tretë, por mitrovicasit dalëngadalë shkrijnë epërsinë dhe bën përmbysjen në 53:52, sa ishte rezultati pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtare, Trepça tregoi fuqinë dhe filloi shkëputjen, duke ruajtur rezultatin për të triumfuar 77:68.

    Katër basketbollistë shënuan pikë dyshifrore te Trepça, derisa më i dalluari ishte Devonte Upson me 11 pikë e dhjetë kërcime, kurse te Ylli si zakonisht u dallua Alonzo Verge JR me 32 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

    Ndeshja e radhës zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në Therandë. Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Sport20 Maj 2024
    Portieri i Brentfordit, David Raya, e ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Arsenal ku sivjet ishte i huazuar. “Do të doja...
    Sport20 Maj 2024
    Akil Gjakova është mposhtur nga Hidayat Heydarov në Kampionatin Botëror të Xhudos në Abu Dhabi. Gjakova, që po garaonte në kategorinë deri...
    Sport20 Maj 2024
    Tifozat Kuq e Zi, që njihen edhe si tifozët zyrtarë të Kombëtares Shqiptare të futbollit, e kanë realizuar sot një aksion para...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për punët e jashtme, ka lëshuar një deklaratë për Iranin. Ai ka shprehur ngushëllimnet e...
    Vip20 Maj 2024
    Dafina Zeqiri dhe Yll Limani sapo kanë turbulluar rrjetin me fotografinë e fundit të publikuar. Dyshja ka publikuar dy duar të kapura,...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, është ndër liderët e parë evropianë që komentoi rrëzimin e helikopterit në Iran, i cili vrau presidentin,...
    Kronika20 Maj 2024
    Fakti se Enver Sekiraqa kishte qenë në arrati pas ditës kritike kur ishte vrarë polici Triumf Riza dhe dënimi i shqiptuar nga...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, nënshkroi marrëveshje me menaxherin e Shitjes dhe Kujdesit në Telekomin e Kosovës, Kreshnik Domi. Sipas...
    Sport20 Maj 2024
    Tifozat Kuq e Zi, që njihen edhe si tifozët zyrtarë të Kombëtares Shqiptare të futbollit, e kanë realizuar sot një aksion para...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.