×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Parandalohet kontrabandimi me mallra në dy raste të ndryshme       

    FrontOnline
    19 Korrik 2022

    Policia e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin me mallra në dy raste të ndryshme.

    Përmes, një komunikate për media nga Policia kanë njoftuar se kanë identifikuar dy vetura të ndryshme njëra me targa të Serbisë  dhe tjetra me targa vendore, që të dyja me ngasës dy të dyshuarit meshkuj kosovarë.

    Sipas Policisë, gjatë kontrollit të realizuar tek vetura e parë janë gjetur sasi e pijeve alkoolike 26 arka –birrë me gjithësej 520 copë, ndërsa tek vetura e dytë janë gjetur 24 arka (me birrë) dhe  80 shishe birrë,  në total gjithësej 560 copë.

    Komunikata e plotë:

    Policia e Kosovës në dy raste të ndryshme parandalon kontrabandimin me mallra

    Prishtinë 19 Korrik 2022

    Policia e Kosovës, respektivisht njësitë policore nga pika kufitare DRK-Lindje si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacionale në teren kanë bërë parandalimin e kontrabandimit me mallra në dy raste të ndryshme.

    Me datë 19.07.2022 rreth orës 07:00 Policia e Kosovës gjatë vëzhgimit dhe pritës afër vijës kufitare Kosovë – Serbi bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare, kanë identifikuar dy vetura të ndryshme njëra me targa të Serbisë  dhe tjetra me targa vendore, që të dyja me ngasës dy të dyshuarit meshkuj kosovarë.

    Gjatë kontrollit të realizuar tek vetura e parë janë gjetur sasi e pijeve alkoolike 26 arka –birrë me gjithësej 520 copë, ndërsa tek vetura e dytë janë gjetur 24 arka (me birrë) dhe  80 shishe birrë,  në total gjithësej 560 copë.

    Malli dyshohet se është sjellur nga Republika e Serbisë përmes rrugëve malore në Republikën e Kosovës.

    Lidhur me rastin Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare-Lindje është duke i trajtuar këto dy raste dhe në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të mërkurën se dy shtete të tjera pritet të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, raporton...
    Lajme16 Janar 2025
    Studentët në Serbi u distancuan nga organizatat ekstremiste, që u shfaqën në një protestë para Gjykatës Kushtetuese në Beograd, në fund të...
    Lajme16 Janar 2025
    Sot mbushen shtatë vjet nga vrasja ende e pazbardhur e politikanit serb Oliver Ivanoviq me gjashtë të shtëna në shpinë, para objektit...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Sport15 Janar 2025
    Arsenali ka arritur fitore ndaj Tottenhamit në derbin e Londrës, të zhvilluar të mërkurën në "Emirates Stadium", duke përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2-1 dhe...
    Vip15 Janar 2025
    Ka agravuar debati mes Xuxit dhe Gresës, të cilët eskaluan edhe në ofendime personale. Gresa e quajti Xuxin seksist, ndërsa ai po...
    Vip15 Janar 2025
    Xuxi e ka pasur një bisedë me Drilonin rreth strategjisë brenda shtëpisë më të famshme në vend. Ai e sugjeroi Drilonin që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se Malisheva përmes tubimit madhështor tregoi...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në takimin me banorët e Bashkësisë Lokale Zahaq të Pejës, premtoi anëtarësimin direkt në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.