×
  • Lajme
  • Lajme

    7 vjet nga vra’sja e Oliver Ivanoviqit

    FrontOnline
    16 Janar 2025

    Sot mbushen shtatë vjet nga vrasja ende e pazbardhur e politikanit serb Oliver Ivanoviq me gjashtë të shtëna në shpinë, para objektit të partisë së tij Iniciativa Qytetare në Mitrovicë të Veriut.

    Dy vjet para vrasjes, në vitin 2016 në Gjykatën Themelore në Veri të Mitrovicës, Ivanoviq u shpall fajtor dhe u dënua me 9 vjet burg për krime lufte dhe krime kundër popullatës civile në vitet 1999- 2000.

    Ivanoviq nuk u dërgua në paraburgim, por ishte në arrest shtëpiak. Lidhur me këtë vendim, pati reagime dhe pakënaqësi nga pala e dëmtuar dhe familjarët. Gjithashtu, edhe njohës të drejtësisë në Kosovë e quajtën të padrejtë këtë vendim.

    Në shkurt 2017, Gjykata e Apelit e Kosovës urdhëroi rigjykimin e Ivanoviqit, pasi ai u dënua me 9 vjet burg.

    Rigjykimi filloi më 24 mars 2017, ndërsa më 21 prill Ivanoviqit iu hoq arresti shtëpiak dhe iu lejua të mbrohej në liri.

    Ivanoviq ishte bartës i listës “Liria, Demokracia, Drejtësia – Oliver Ivanoviq” në zgjedhjet lokale të nëntorit 2017.

    Lidhur me vrasjen e tij, më 23 nëntor 2018 në veri të Mitrovicës janë arrestuar katër të dyshuar.

    Në vitin 2022 nisi procesi gjyqësor ndaj personave të dyshuar se ishin pjesë e grupit kriminal që organizoi likudimin e Ivanoviqit.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 20 vjet burgim katër të akuzuarit në rastin e vrasjes së Ivanoviqit – Marko Roshiq 8 vjet burg për veprën vrasje e rëndë dhe 10.000 euro gjobë, Nedelko Spasojeviq 4 vjet e 6 muaj burg dhe 4 mijë euro gjobë, Dragisha Markoviq 4 vjet burg për bashkëkryerje në veprën penale vrasje dhe Zharko Jovanoviq 4 vjet burg për bashkëkryerje të veprës dhe 1.500 euro gjobë për posedim të armëve.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Shkurt 2025
    Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se janë pranuar pjesërish akuzat ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil...
    Lajme06 Shkurt 2025
    Tri ditë pas deklaratës të emisarit për Misione të Posaçme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, kryeministri Albin Kurti ka...
    Lajme06 Shkurt 2025
    Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takim me koordinatoren nacionale, Sebahate Sinani dhe koordinatorët e prokurorive për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Shkurt 2025
    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka komentuar vendimin e administratës së re amerikane, të udhëhequr nga Donald Trump, për të ndërprerë punën...
    Kronika06 Shkurt 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit...
    Vip06 Shkurt 2025
    G-Bani, Aldo dhe Loredana u bënë bashkë mbrëmë për t’i bërë një kurth Gjestit. Ideja siç duket u iniciua nga vetë G-Bani,...
    Vip06 Shkurt 2025
    Ylli botëror Kim Kardashian ka folur për lidhjet e dashurisë në trailerin e sezonit të ri të “The Kardashians”. Traileri u publikua...
    Zgjedhjet 202506 Shkurt 2025
    Kandidati për deputet i LDK’së, Sokol Havolli, ka thënë se gjatë fushatës ka pranuar mijëra mesazhe nga mërgata të cilët kanë shprehur...
    Zgjedhjet 202506 Shkurt 2025
    Kandidati i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se sektori i gastronomisë do të ketë mbështetje konkrete dhe të menjëhershme. Ai gjithashtu...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.