×
  • Sport
  • Sport

    Arsenal triumfon ndaj Tottenham dhe ngjitet në vendin e dytë

    FrontOnline
    15 Janar 2025

    Arsenali ka arritur fitore ndaj Tottenhamit në derbin e Londrës, të zhvilluar të mërkurën në “Emirates Stadium”, duke përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2-1 dhe duke u ngjitur në vendin e dytë në tabelën e Premier League.

    Tottenham ka kaluar i pari në avantazh me anë të kapitenit Son Heung-min, i cili ka përfituar nga një goditje këndi dhe ka shënuar me një gjuajtje të devijuar, duke mposhtur portierin e Arsenal, David Raya.

    Megjithatë, përgjigja e vendasve ka qenë e shpejtë. Gabriel Magalhaes e ka barazuar rezultatin pas një krosimi të saktë të Declan Rice, ndërsa topi është devijuar në rrjetë nga Dominic Solanke.

    Përmbysja është kompletuar përpara përfundimit të pjesës së parë, kur Leandro Trossard e ka mposhtur portierin debutues të Tottenhamit, Antonín Kinsky.

    Pjesa e dytë ka qenë në dominimin e Arsenal, që ka krijuar disa raste të mira për të rritur epërsinë, por nuk ia ka arritur të konkretizojë.

    Në anën tjetër, Tottenham ka vuajtur të krijojë raste nuk ka mundur ta sfidojë seriozisht portën e Arsenal.

    Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në vendin e dytë, duke iu afruar Liverpool katër pikë. Ndërkohë, Tottenham ka zbritur në vendin e trembëdhjetë. /RTK

    Nga Rubrika
    Sport15 Korrik 2025
    Skuadrat kosovare të hendbollit, në të dyja konkurrencat, i kanë mësuar emrat e ekipeve kundërshtare në garat evropiane për sezonin 2025/26, në...
    Sport15 Korrik 2025
    Ekipi olimpik i të rinjve të Kosovës do të përfaqësohet në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Shkupi 2025. Festivali është...
    Sport15 Korrik 2025
    Saga e gjatë e merkatos mes Milanit dhe Club Brugget për Ardon Jasharin vijon të marrë zhvillime të reja. Mesfushori i talentuar...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Në muajin maj në Kosovë kanë lindur 2 mijë e 364 fëmijë. Prej 2 mijë e 364 fëmijëve të lëndur gjatë këtij...
    Lajme15 Korrik 2025
    641 çifte në Kosovë janë divorcuar nga janari i vitit 2025 deri në maj të po këtij viti. Në bazë të dhënave...
    Lajme15 Korrik 2025
    Armend Zemaj deputet i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se shuarja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Zyra e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCHR) ka njoftuar të martën se ka regjistruar të paktën 875 vrasje...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ramush Haradinaj, ka pritur në takim në zyret e AAK-së, emisaren speciale britanike, Karen Pierce. Dyshja siç bëri të ditur i pari...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, thotë se, edhe nëse administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, nuk është plotësisht e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.