×
  • Lajme
  • Lajme

    “Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varr*in e nënës”, avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

    FrontOnline
    15 Janar 2025

    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares.

    Ai e ka cilësuar këtë hap si një lehtësim të madh, si profesionalisht ashtu edhe shpirtërisht, për familjen e viktimës.

    “Ngritja e aktakuzës për mua si avokat në emër të familjes ka qenë një lehtësim edhe profesional edhe shpirtëror. Për shkak se sikur të zgjaste edhe më shumë, ndoshta edhe familja do të kishte humbur besimin në një shtet ligjor dhe në sundimin e drejtësisë. Kjo aktakuzë jep shpresë dhe është përfundimi i hetimeve, por gjithashtu një konkludim moral dhe shpirtëror për familjen, pasi dyshimet e tyre tashmë janë kristalizuar,” deklaroi Syla.

    Avokati gjithashtu theksoi se për tre të akuzuarit për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, prokuroria ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm.

    Gjatë deklaratës së tij, Syla bëri të ditur se fëmijët e Liridona Ademaj aktualisht ndodhen në Suedi dhe nuk kanë vizituar Kosovën që nga ngjarja tragjike.

    Ata janë nën kujdesin e një qendre për punën sociale, pasi autoritetet suedeze i kanë larguar nga prindërit e bashkëshortit të saj, Naim Bunjaku, i cili është një nga të akuzuarit për vrasjen.

    “Fëmijët janë shumë të mërzitur dhe të vetëdijshëm për rastin. Ata e dinë se nënën e tyre nuk do ta shohin më dhe janë në një gjendje të rëndë emocionale. Ata kanë shprehur dëshirën për të vizituar varrin e nënës dhe për t’i sjellë lule,” tha Syla.

    Avokati vlerësoi qasjen profesionale të autoriteteve suedeze, të cilët po ofrojnë mbështetje psikologjike për të kuptuar ndikimin e kësaj tragjedie mbi zhvillimin e fëmijëve.

    Syla sqaroi se familja e Liridona Ademaj takohet rregullisht me fëmijët, duke përfshirë edhe Leonardo, një nga djemtë e saj. Megjithatë, ai pranoi se situata ka lënë pasoja të thella psikologjike.

    “Fëmijët janë në Suedi dhe kanë vetëm pasaporta suedeze. Ata nuk kanë ardhur në Kosovë pas rastit. Për shkak të një kërkese të prindërve të Naimit, fillimisht ishin me ta, por pas hetimeve shteti suedez i largoi nga kujdesi i tyre. Gjendja emocionale e fëmijëve është shumë e rënduar, dhe familja e Liridonës bën çmos për t’i mbështetur,” shtoi ai.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se aktakuza është ngritur pas përfundimit të hetimeve mbi vrasjen e Liridona Ademaj, e cila ndodhi në nëntor të vitit 2023, raporton RTV Dukagjini.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Shkurt 2025
    Lëvizja Vetëvendosje është duke vazhduar festën e saj edhe në qytetin e Vushtrrisë. Kjo festë po mbahet para selisë aty, dhe ka...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Prokurori i Shtetit ka njoftuar se ka ndaluar tetë persona për veprat penale kundër të drejtave të votimit. Në një komunikatë për...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Ai shtoi...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, në Prizren Lëvizja Vetëvendosje ka 32.96% të votave  ...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Eman Rramani, bartes i listes se Koalicioni për Familje në një konferenë për media ka deklaruar se rezultatet nga EXIT-POLL nuk janë...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, në Prishtinë Lëvizja Vetëvendosje ka 42.74% të votave. Lidhja...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Glauk Konjufca i Vetëvendosjes nuk ka dashur të komentojë rezultatet e para të exit poll-eve. Ai i ka thënë shkurt për Tëvë1,...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka 37.18% të votave. Partia Demokratike e...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Koalicioni për Familje do të mbajë një konferencë për media sonte në orën 20:45, ku do të komentojë rezultatet e zgjedhjeve të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.