×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmëron IKSHPK: “Omicron” rrezikon të përhapet në Kosovë

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2021

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një komunikatë për media sa i përket gjendjes epidemiologjike në Kosovë.

    IKSHPK ka thënë se situata me pandeminë në Kosovë është stabile, mirëpo që në Kosovë rrezikohet përhapja e variantit të ri “Omicron”, shkruan lajmi.net.

    “Situata epidemiologjike në Kosovë aktualisht është stabile, por në rajon, Evropë dhe botë është rënduar javët e fundit me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron (B.1.1.529) i cili është raportuar tashmë në shumë shtete të botës dhe rrezikon përhapjen e këtij varianti edhe në Republikën e Kosovës”, ka thënë IKSHPK.

    IKSHPK ka thënë po ashtu se situate mund të përkeqësohet në rast të rritjes së rasteve të reja.

    “Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së.

    Thirrja e plotë e IKSHPK-së:

    Të nderuar qytetarë!

    IKSHPK është duke e përcjellur në vazhdimësi situatën epidemiologjike në vend, në rajon dhe në botë.

    Situata epidemiologjike në Kosovë aktualisht është stabile, por në rajon, Evropë dhe botë është rënduar javët e fundit me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron (B.1.1.529) i cili është raportuar tashmë në shumë shtete të botës dhe rrezikon përhapjen e këtij varianti edhe në Republikën e Kosovës.

    Ne jemi duke vazhduar pandërprerë me gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik.

    Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet në rast të rritjes së rasteve të reja, dhe kjo do të mund të paraqesë mbingarkesë të re për sistemin shëndetësor dhe për profesionistët shëndetësor.

    Andaj, IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, për respektimin e të gjitha masave sipas vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

    Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19.

    Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës.Prej sot Ministria e Shëndetësisë ka filluar vaksinimin me dozën pērforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare.

    Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.

    Doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues. Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.

    Duke u vaksinuar vetë, ju mbroni veten, mbroni edhe njerëzit për rreth jush, në rend të parë familjen.

    Vaksinimi mbetet arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin.

    Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!

    Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje:

    Mbulo gojën dhe hundën me maskë!

    Mbaj higjienën!

    Respekto distancën!

    VAKSINOHU!.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2024
    Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar heroin, Ilir Konushevci në 26-vjetorin e rënies së tij. Përmes një postimi në Facebook, kjo parti...
    Lajme09 Maj 2024
    Njohësi i integrimeve evropiane, Dorajet Imeri, për FrontOnline thotë se Serbia përmes strukturave terroriste, ka dashur të krijoj rrethanë të re në...
    Lajme09 Maj 2024
    Me rastin e Ditës së Evropës, Zyra e BE-së në Kosovë ka organizuar një sërë aktivitetësh më temën “Përjeto Evropën”. Aktivitetet kanë...
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2024
    Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit dhe qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti se nuk e pranon kushtëzimin për themelimin...
    Lajme09 Maj 2024
    Kosova, tash për tash, nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili do të mblidhet më...
    Hulumtime09 Maj 2024
    Hiç më pakë se 432 mijë euro planifikohen të shpenzohen gjatë 3 vjetëve të ardhshme vetëm për mirëmbajtjen dhe servisimin e radarëve...
    Lajme09 Maj 2024
    Beteja e Llapushnikut ishte ndër më të rëndësishmet e UÇK-së, sepse kishte karakter strategjik në shumë drejtime. Kjo betejë shpërtheu izolimin e...
    Lajme09 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me një pjesë të kabinetit të tij, kanë bërë homazhe me rastin e 26-vjetorit të...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Për herë të parë që nga pavarësimi në vitet ‘90, Maqedonia e Veriut zgjodhi një grua për presidente të shtetit. Profesoresha universitare,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.