×
  • Tenderët
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    432,000 euro për riparimin dhe servisimin e radarëve të Policisë (dokument)

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    Hiç më pakë se 432 mijë euro planifikohen të shpenzohen gjatë 3 vjetëve të ardhshme vetëm për mirëmbajtjen dhe servisimin e radarëve të Policisë së Kosovës, raporton

    Front Online.

    Në bazë të dokumenteve të siguruara shihet se në tenderin Riparimi  dhe servisimi  i radarëve kishte aplikuar vetëm një kompani “Sodex Group”, me çmim për njësi prej 7179.90 euro, ku dhe nga zyra e Prokurimit e Policisë ishte shpallur si fituese e tenderit për këtë proces Prokurimi, raporton Front Online.

    Bazuar në dokumentet e siguruara shihet se në këtë proces prokurimi thuajse nuk ka pasur asnjë kriter financiar e as profesional për kompanitë që kanë dashur të aplikojnë.

    I vetmi kriter i vendosur në dosje të tenderit është se Operatori Ekonomik fitues duhet të ofroj një deklaratë në shkrim dhe të vulosur për aktivitetin në fjalë se verifikimi dhe kalibrimi i radarëve duhet të behët sipas Ligjit për Metrologji dhe akteve tjera nënligjore të vendit që e rregullojnë këtë fushë.

    Përndryshe bazuar bë të dhënat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve shihet se veprimtaria kryesore e kompanisë fituese të këtij tenderi Sodex Group është tregtia me shumicë e tekstileve, deri sa aktivitet dytësore tregtia më shumicë e veshjeve dhe këpucëve. / Front Online /

    Nga Rubrika
    Hulumtime15 Korrik 2025
    Mbi 195 milionë euro qarkullim dhe rreth 10 milionë euro fitim të pastër ka siguruar gjatë vitit 2024 kompania me vetëm 2...
    Hulumtime14 Korrik 2025
    As më pak e as më shumë se 153 kontrata publike në një vlerë që tejkalon 75 milionë euro, ka përfituar gjatë...
    Hulumtime23 Qershor 2025
    Mbi 16 milionë euro kanë shpenzuar institucionet qendrore dhe lokale për blerje të veturave të reja dhe marrje me qira të veturave...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.