×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dita e Evropës në sytë e fëmijëve të Kosovës” – Zyra e BE-së hap ekspozitë të artit të fëmijëve

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    Me rastin e Ditës së Evropës, Zyra e BE-së në Kosovë ka organizuar një sërë aktivitetësh më temën “Përjeto Evropën”. Aktivitetet kanë nisur me hapjen e ekspozitës së artit të fëmijëve, “Dita e Evropës në sytë e fëmijëve të Kosovës”.

    Kjo ekspozitë është një koleksion i punimeve të nxënësve të 12 shkollave fillore nga të gjitha rajonet e Kosovës. Nxënësit përfaqësojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë.

    Gjatë muajit prill, përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë vizituan këto shkolla dhe diskutuan me fëmijët rreth BE-së, shteteve anëtare e vlerave që janë shtylla të BE-së.

    Nxënës të klasave së 5-ta, të drejtuar nga arsimtarët e tyre të artit, punuan vepra artistike pikërisht mbi këto vlera të BE-së, duke përcjellur përmes tyre vizionin e tyre për të ardhmen e Kosovës.

    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka thënë se këto piktura i kanë shtuar ngjyrë kësaj feste.

    Ai tha se pikturat që janë paraqitur të ejtën në shtëpinë e Evropës, janë piktura të nxënësve nga të gjitha komunat e Kosovës.

    “Kreativiteti juaj, vërtetë i ka shtuar ngjyrë kësaj feste tonë. Dua të shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë drejtorët e shkollave, mësuesit të cilët kanë ndihmuar me vizitat tona nëpër shkolla dhe na kanë mundësuar që t’i përfshijnë nxënësit gjithandej në Kosovë. Nga Prishtina në Janjevë, ne kemi vizituar 12 shkolla në regjionet e ndryshme të Kosovës dhe jemi përfshirë me anëtarët të ndryshëm të komuniteteve. Gjithëpërfshirja dhe dialogu janë vlera të BE-së dhe forca jonë mbështetet në diversitetin e kulturave tona, traditave tona dhe gjuhëve tona”, tha ai.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është “një obligim i qartë ligjor për Kosovën”, kështu tha zëdhënësi për Punë të...
    Front TV20 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas reshjeve të shiut të cilat filluan në orët e hershme të së hënës, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme...
    Të tjera
    Kronika20 Maj 2024
    Është arrestuar një person në Skenderaj, i cili kërkoj me udhërarrest ndërkombëtar. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “Në bazë të urdhër...
    Kronika20 Maj 2024
    Është arrestuar një serb në Vërmicë, i cili dyshohet se gjatë kalimit në kufirin e Kosovë, ka tentuar të jap ryshfet ndaj...
    Kronika20 Maj 2024
    Është arrestuar një person në Gjakovë, i cili dyshohet se kanosur verbalisht tre zyrtarë policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare....
    Kronika20 Maj 2024
    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 609 gjoba trafiku. Ndërkaq në raportin 24 orësh të...
    Sport20 Maj 2024
    Pasi kaloi më shumë se një vit në burg i akuzuar për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej klubeve të...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa për FrontOnline thotë se kjo Qeveri ka dështuar pëballë proceseve që ka Kosova dhe se për të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.