×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmëron IHMK: Situata mund të përkeqësohet sërish me vërshimet

    FrontOnline
    09 Janar 2021

    Reshjet e shiut dhe të borës pritet të vijojnë pasditen e sotme dhe nesër, ndërsa njëjtë parashikohet edhe në dy ditët e para të javës së ardhshme. Kështu ka thënë drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Letafete Latifi.

    Latifi, ka thënë se duhet të jemi në gjendje gatishmërie, pasi që, nga këto reshje edhe mund të përkeqësohet situata nga vërshimet.

    “Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet do të vazhdojnë edhe sot pasdite, do të fillojnë reshjet e borës, kështu që nesër me datë 10 janar do të fillojnë edhe reshje shiu, të përziera me reshje bore, dhe kjo situatë mund të përkeqësojë përsëri edhe gjendjen në lumenjtë e Kosovës, kështu që duhet të jemi në gjendje gatishmërie, sepse nuk është tejkaluar krejtësisht situata që ishte dje në disa zona të Kosovës”, ka thënë Latifi.

    Ajo thotë se për momentin, në disa zona, niveli i lumenjve ka pasur rënie, por nëse shkon gjithçka sipas parashikimeve që ka bërë Instituti Hidrometeorologjik, prapë do të ngrihet niveli i tyre.

    “Niveli i ujërave në disa lumenj ka filluar të ketë rënie, me përjashtim të pikës mbledhëse, ose pikës së fundit të pellgut të Lumit Drini, që është ende në pikën kritike, ndërsa në lumenjtë me lartë në pjesën e Gjakovës, në pikën matëse në Kpuz, ka një rënie të lehtë të ujërave. Por me shkrirjen e borës dhe me reshjet që pritet të ndodhin nesër, nëse shkon gjithçka sipas parashikimeve, mund të ngrihen përsëri këto nivele”, ka thënë Latifi.

    Latifi thotë se nga reshjet e fundit ka pasur përmbytje në disa zona të Kosovës, ku zonat me të prekura kanë qenë ajo e Dukagjinit, e Gjakovës, Malishevës, Rahovecit, Suharekës, si dhe komuna e Drenasit.

    “Nga reshjet e dy ditëve të fundit që ishin reshje të pandërprera dhe me një intensitet të lartë, krijuan një situatë jo të mirë me vërshime ose përmbytje në disa zona të Kosovës. Zona me e goditur ka qenë rrafshi i Dukagjinit, kryesisht Kosova perëndimore, dhe komunat me të goditura kanë qenë, ajo e Gjakovës, Malishevës, Suharekës, Rahovecit, dhe komuna e Drenasit, një pjesë e rrafshit të Kosovës që përfshihet”, ka thënë Latifi.

    Latifi ka thënë se Instituti Hidrometeorologjik, ka njoftuar me kohë institucionet relevante për t’u përgatitur në situata të tilla, dhe shpreson që edhe ata kanë mbajtur komunikimin me institucionet tjera të nivelit lokal ne komuna.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtari Bardhi, i cili ua mori zemrat publikut edhe më shumë me paraqitjen e tij në Big Brother VIP Albania, sapo ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga...
    Sport26 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.