×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Paralajmëron Anthony Fauci: Synimi për imunitetin e tufës COVID-19, do të çonte në numër masiv vdekjesh në SHBA

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të lejonin që infeksioni i coronavirusit të përhapet në mënyrë që të arrihet imuniteti i mundshëm i tufës, numri i vdekjeve do të ishte masiv, veçanërisht në mesin e njerëzve të cenueshëm, tha mjeku kryesor i sëmundjeve infektive të vendit.

    Mjeku Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, shpjegoi rreziqet gjatë një bashkëbisedimi përmes rrjeteve sociale me aktorin Matthew McConaughey.

    “Nëse të gjithë do të infektoheshim, madje me një përqindje relativisht të lartë të njerëzve pa simptoma…shumë njerëz do të vdesin”, tha Fauci, transmeton Telegrafi.

    “Ju shikoni Shtetet e Bashkuara të Amerikës me epideminë e mbipeshës. Me numrin e personave me hipertension. Me numrin e personave me diabet. Nëse të gjithë infektoheshin, numri i vdekjeve do të ishte jashtëzakonisht i madh dhe plotësisht i papranueshëm”, shtoi 79-vjeçari.

    Kujtojmë se imuniteti i tufës arrihet kur rreth 70 për qind deri 90 për qind e një popullate bëhet imune ndaj një sëmundjeje qoftë përmes infeksionit dhe shërimit ose vaksinimit.

    Kur kjo të ndodhë, sëmundja ka më pak të ngjarë të përhapet tek njerëzit që nuk janë imun sepse thjesht nuk ka transportues të mjaftueshëm infektues për t’i arritur ato. Ende nuk është e qartë nëse të mbijetuarit e COVID-19 kanë krijuar imunitet.

    Coronavirus si një ndër shkaktarët, ka vrarë më shumë se 167 mijë njerëz dhe ka infektuar mbi 5.2 milionë amerikanë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të mirëpresë homologun e tij rus, Vladimir Putin, në aeroplanin e tij përpara se të nisen...
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Bisedimet midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Vladimir Putin të Rusisë mund të zgjasin “të paktën 6 deri në 7 orë”,...
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Rreth një orë pas njoftimit për mbyllje të kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në pikën kufitare të Glloboqicës, njoftohet se...
    Të tjera
    Lajme15 Gusht 2025
    Pasi Qeveria në detyrë ia dha RTK-së mbi 2.5 milionë hua, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Njoftimi: AGK-ja e mirëpret...
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të mirëpresë homologun e tij rus, Vladimir Putin, në aeroplanin e tij përpara se të nisen...
    Lajme15 Gusht 2025
    Ismail Dibrani, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK),  ka folur lidhur me ikjen e një të burgosuri nga burgu në veri...
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Bisedimet midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Vladimir Putin të Rusisë mund të zgjasin “të paktën 6 deri në 7 orë”,...
    Lajme15 Gusht 2025
    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës njofton se ka miratuar sot në parim kërkesën për huamarrje të Radio Televizionit të Kosovës....
    Lajme15 Gusht 2025
    “E ndanë nga populli, e tani po e ndajnë nga familja e miqtë”, ka thënë ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.