×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Para Washingtonit, Vuçiq shkon në Moskë për t`u takuar me Putinin

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka arritur për një vizitë dyditore në Moskë, ku do të takohet me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, pasdite.

    Takimi, sipas njoftimeve, do të jetë “kokë më kokë”.

    Vuçiq u prit në aeroportin e Moskës nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandar Grushko dhe Ambasadori i Serbisë në Rusi, Mirosllav Lazanski.

    Nesër, Presidenti i Serbisë do të marrë pjesë në paradën ushtarake, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të fitores mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore.

    Siç raporton Tanjug, rëndësia e takimit ” kokë më kokë” midis udhëheqësit serbë dhe atij rus u njoftua qartë gjatë vizitës së javës së kaluar të ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.

    Pas këtij takimi, i cili, siç tha Lavrov, u organizua për shkak të takimit të ardhshëm të përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë, Vuçiq tha se ai “mori vlerësime të caktuara nga ministri i jashtëm rus, i cili e shqetësoi atë si president, në lidhje me planet e ndryshme” dhe idenë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

    “Ne nuk duam që të gjithë të konsultohen, të pyesin dhe askush të mos pyesë asgjë nga Rusia. Rusia gjithmonë ka mbështetur Serbinë, në përputhje me vendimet e Asamblesë së Përgjithshme të KB për të zhvilluar dialogun nën kujdesin e BE-së” tha Vuçiq, dhe njoftoi se ai do të shkëmbejë vlerësime, përvoja dhe njohuri mbi ngjarjet dhe marrëdhëniet në skenën ndërkombëtare me  Putinin, transmeton Klan Kosova.

    Pozicioni i Rusisë është i njohur në parim. Putini ka theksuar vazhdimisht se Moska është në favor të një zgjidhjeje kompromisi, të pranueshme për Beogradin, e cila duhet të aprovohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

    Para se të vizitonte Beogradin, Lavrov sqaroi se Rusia do të mbështesë marrëveshje me Kosovën që do të jenë të pranueshme për popujt serbë, por jo në bazë të asaj që shkruhet në letër, por në bazë të mundësisë së realizimit të tyre, duke aluduar në marrëveshjen e Brukselit.

    Në çdo rast, biseda e sotme në Moskë dhe ajo që pason në tre ditë në Washington, mund të jetë vendimtare për fatin e mëtutjeshëm të çështjes së Kosovës dhe qëndrimin e Serbisë në raport me kërkesat dhe pritjet e saj, sipas Tanjug.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.