×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pandemia nuk e ndalon Turqinë: Rifillon shpimet për naftë në mesdhe

    FrontOnline
    04 Maj 2020

    Turqia ka intensifikuar kërkimin e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor, pavarësisht pandemisë së COVID-19, që së bashku me uljen e cmimit ë naftës, ka rezultuar dhe në një pezullim të përkohshëm të aktiviteteve të kompanive të huaja të arit të zi në rajon.

    Dy anijet turke – Fatih dhe Yavuz – kanë vazhduar operacionet e tyre, ndërsa një e tretë, Kanuni, ka mbërritur në qytetin bregdetar Taşucu në mesin e marsit. Koronavirusi shkaktoi një rënië te papritur ekonomike globale, pasojë e së cilës ishte dhe e tatëpjeta e kuotimit të naftës në tregjet botërore.

    Situata e krijuar prej pandemisë ndikoi edhe në aktivitetet e eksplorimit dhe shpimit nga ana e kompanive globale të naftës, duke rezultuar me rishikime apo edhe pezullime të përkohshme të këtyre programeve, përfshirë ato në Mesdheun Lindor.

    Exxon Mobil i ka frenuar që nga 13 prilli planet e saj për kërkime në brigjet brigjet e Qipros. Mediat ndërkombëtare raportuan se edhe programet e konsorciumit franko-italian, Total dhe ENI, janë shtyrë në tre puset e planifikuar për vitin 2020 dhe gjashtë puse të planifikuara për dy vitet e ardhshme. Operacionet turke të shpimit për naftë I shtuan tensionet në rajon vitin e kaluar. Turqia këmbënguli se ato po zhvilloheshin brenda shelfit të saj kontinental.

    Por kreu i atëhershëm I Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker i cilësoi shpimet si të paligjshme dhe liderët e BE-së I kërkuan të tregonte vetëpërmbajtje e të respektonte të drejtat sovrane të Qipros.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.