×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pandemia ndikon në ekonominë e Kosovës, kaq biznese u shuan për një muaj e gjysmë

    FrontOnline
    20 Maj 2020

    Pandemia ka ndikuar që të tkurret ekonomia në të gjithë botën duke dëmtuar bizneset të cilat janë detyruar që t’i pushojnë aktivitetet e tyre. Në Kosovë vetëm për një muaj e gjysmë janë mbyllur 19 biznese.

    Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) për Gazetën Sinjali ka bërë të ditur se në muajin prill janë shuar 11 biznese, ndërsa në gjysmën e parë të muajit maj janë shuar 8 biznese.

    “Prej datës 01.04.2020 deri me datë 30.04.2020 janë shuar 11 biznese. Prej datës 01.05.2020 deri me datë 15.05.2020 janë shuar 8 biznese”, ka bërë të ditur zyra për informim e MEPTINIS.

    Vendosja e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për prodhuesit vendorë, pasi me kufizimin e qarkullimit janë mbyllur edhe shumë biznese në vend.

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka përgatitur si hap të parë adresimin e problemeve ekonomike të rezultuara nga pandemia, ku janë përfshirë veprime dhe intervenime që kanë për synim ndihmesën për qytetarët në ato funksione që ata janë dëmtuar nga pandemia, si përfitues të skemave sociale nga shteti, konsumatorë, punëmarrës, qiramarrës apo punëdhënës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.