×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pamje të frikshme | Të shtëna në mes të parkut, një i vrarë në SHBA

    FrontOnline
    28 Qershor 2020

    Autoritetet po hetojnë një incident me armë zjarri në Luivill të Kentakut, që la të vrarë një person. Ngjarja ndodhi në një park të qytetit ku demonstruesit ishin mbledhur për të protestuar vdekjen e afrikano-amerikanes, Breonna Taylor.

    Pati njoftime për të shtëna në Parkun Sheshi i Xhefersonit të shtunën në orën 21, sipas një deklarate të policisë së Luivillit, pasuar nga thirrje për ndihmë të parë për një mashkull që vdiq në skenën e ngjarjes. Më pas policia u thirr për një të plagosur që u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Në video të postuara në median sociale duket një person që po qëllon me armë zjarri në drejtim të parkut, ku demonstruesit vrapojnë për t’u mbrojtur. Në video shihet një person i rrëzuar përdhe me hemorragji të rëndë.

    Policia largoi njerëzit nga parku dhe “po përpiqet të mbledhë sa më shumë informacion për të identifikuar personat e përfshirë në incident,” thuhet në deklaratë. Nuk është dhënë ndonjë informatë për persona të dyshuar, arrestime apo për identitetin e viktimave.

    Prej javësh parku ka qenë epiqendra e protestave në këtë qytet kundër vdekjeve të George Floyd dhe Breonna Taylor. Incidentet e së shtunës ishin të shtënat e dyta në këtë park gjatë periudhës së protestave të fundit. Shtatë persona u lënduan më 28 maj kur shpërthyen të shtënat pranë bashkisë, gjë që u pasua nga thirrje nga nëna e Taylor për të kërkuar drejtësi “pa lënduar njeri”.

    Breonna Taylor, një afrikano-amerikane 26-vjeçare, u vra në banesën e saj në Luivill në muajin mars kur në mes të natës një ekip policor erdhi për kontroll pa deklaruar se policia është te porta. Protestuesit kanë bërë thirrje për ngritjen e akuzave ndaj policëve të përfshirë në operacion. Një nga policët është shkarkuar.

    Kenneth Walker, i dashuri i zonjës Taylor, fillimisht u akuzua për vrasje pasi kishte qëlluar në drejtim të policëve. Ai ka thënë se qëlloi duke menduar se në shtëpi po futej një keqbërës.

    Praktika e kontrollit policor në banesa pa nevojën për të deklaruar se është kontroll policor u ndalua kohët e fundit nga Këshilli Bashkiak i Luivillit./VOA

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.