
Një një kasolle të drunjtë në Rripin e Gazës, një vajzë 13-vjeçare mban mësim për fëmijët e lagjes, të cilët kanë humbur shumë orë mësimore që nga koha e mbylljes së shkollave në mars për shkak të pandemisë.
Vetëm 20 persona kanë dalë pozitiv për Covid-19 në enklavën e qeverisur nga Hamasi. Qarkullimi përtej kufirit është kufizuar për një kohë të gjatë nga Izraeli dhe Egjipti dhe ata që janë future në Gaza muajve të fundit janë vendosur në karantinë.
Fajr Hmaid, e cila shpreson që një ditë të bëhet mësuese profesioniste, mban orë të gjuhës arabe, gjuhës angleze dhe matematikës në një klasë që në fillim i kishte vetëm pesë nxënës, ndërsa tani i ka 15, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
“Unë dëshirova t’i sjell ata këtu dhe t’i mësoj, ky është talenti im” thotë Hmaid. “Një nxënëse e kam në klasën e parë. Nëse ajo mungon në shkollë për një periudhë, ajo do të harrojë si ta mbajë lapsin dhe si të shkruajë”, shtoi ajo.
Babai i saj, Bandar Hmaid, tha se nuk i pengon roli që vajza e tij e ka marrë. “Unë i thashë se është në rregull, por i kërkova që të mos bëj zhurmë”, tha ai.