×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pagat e profesionistëve shëndetësor duhet të rriten me vendim të Qeverisë”

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, thekson se pasi Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm ligjin për Pagat në Sektorin Publik,pagat e profesionistëve shëndetësor duhet të rriten me vendim të Qeverisë.

    “Për funksionim të sistemit shëndetësor publik dhe ruajtje të kuadrit mjekësor në Kosovë, sot është e domosdoshëm që Qeveria e Kosovës me vendim të rritë pagat e të gjithë profesionistëve shëndetësor, deri në miratim të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik” shkruan Haxhiu.Ai tutje thotë se Qeveria së bashku me Kuvendin duhet të përshpejtojnë punën për të zgjidhur situatën e krijuar.

    Postimi i plotë i Haxhiut:

    Pasi që Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
    Pagat e profesionistëve shëndetësor duhet të rriten me vendim të Qeverisë, ashtu siç janë paraparë me Ligjin e Pagave në Sektorin Publik duke përmirësuar edhe koeficientin e infermierëve dhe mamive.

    Për funksionim të sistemit shëndetësor publik dhe ruajtje të kuadrit mjekësor në Kosovë, sot është e domosdoshëm që Qeveria e Kosovës me vendim të rritë pagat e të gjithë profesionistëve shëndetësor, deri në miratim të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

    Qeveria duhet të procedojë sa më shpejtë në Kuvend Ligjin për Pagat në Sektorin Publik me qëllim që të përmirësohet dhe votohet në Kuvend, për të mundësuar që nga data 01.01.2021 të fillojë implementimi i Ligjit të ri të Pagave sepse përgatitjet në sistemin e pagesave tani janë të përfunduara.Qeveria së bashku me Kuvendin duhet të përshpejtojnë punën për të zgjidhur situatën e krijuar.Ju bëj apel partive politike që mos të përdorin puntorët dhe sindikatat për të ushtruar presion në kohën kur Ligji i Pagave të vie në Kuvendin e Kosovës. Kjo praktikë u përdor mandatin e kaluar kur Projektligji i Pagave ishte në diskutim mes leximit të parë dhe të dytë në Kuvend, shumë profesionistë shëndetësor dhe puntorë publik të nxitur nga partitë opozitare ishin futur në greva.Të punojmë të gjithë së bashku, sindikatat e shoqatat, ministra e deputetë, pozitë e opozitë, në mënyrë që të kemi një Ligj të Pagave të mirë që plotëson nevojat dhe kërkesat e të gjithë të punësuarve në bazë të mundësive buxhetore të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.