×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli – Hotit: Para Vuçiqit ju bëheni një pulë, a na tregoni çfarë keni biseduar?

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Deputetja nga radhët e LVV-së, Fitore Pacolli, ka deklaruar se kryeministri duhet të dijë se çfarë ka ndodhur gjatë tërë kohës me procesin e dialogut.

    “Kryeministri në një bashkëbisedim shprehet ‘unë nuk jam prej personave që kam marrë pjesë në proces të dialogut nuk i dijë prapaskenat e këtij procesi’.

    “Edhe po të dojë ky nuk dijë të udhëheq këtë proces. Pastaj vazhdon thotë se ‘Kam kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë në ditën e parë gjatë bisedës telefonikë me Berlinin, Parisin, Brukselin dhe Washingtonin, duke iu thënë atyre se a mund të më tregoni se ku ka arritur procesi i bisedimeve’”.

    “Është kryeministër i këtij vendi dhe i thotë Berlinit se ku ka arritur dialogu, paramendojeni sa poshtë kemi ardh. Kryeministri duhet ta dijë komplet se çfarë ka ndodhur me procesin e dialogut”.

    Pacolli ka deklaruar dija Hotit humbet karshi asaj të Vuçiqit gjatë takimeve.

    “Ai del para Vuçiqit i cili tregon se Hoti është një politikan jo përgatitur dhe jo i aftë. Përderisa Hoti ka thirrur Brukselin, Berlinin Washingtonin për t’i pyetur ku ka arritur dialogu”.

    “Vuçiqi në një intervistë thotë se “Ma lini mua çështjen e Kosovës sepse unë jam veteran i politikës, unë e di çfarë ka ndodh pikë e për pe në dialogun Kosovë-Serbi”. Ndërsa Hoti nuk di fare për procesin politik”

    “Po shiteni trima, po thoni se nuk tuteni, por sot trimëri nuk është me pasë guxim edhe me shku. Trimëri sot është me ditë me udhëheq një dialog. Ju niseni duke u thirr në trimëri e kur po dilni para Vuçiqit që është një bishë politike e një shteti gjenocidal serb. Ju bëheni pulë aty”.

    “Edhe atë dijeni që e keni aty ju humbet, se di ku ju mbetet. Thoni se nuk po hezitojmë, por kur shkoni atje nuk dini me mbrojt vendin e juaj. Ju thoni se të gjitha ato që i bisedoni atje do ta na i tregoni saktë dhe drejtë. Është mirë të na tregoni se çfarë keni biseduar me Vuçiqin?”, ka thënë Pacolli sot gjatë seancës së Kuvendit në të cilën Hoti ka raportuar për takimin në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    facebook

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.