×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Çerdhet dhe kopshtet në Prishtinë po dezinfektohen, të martën janë të gatshme

    FrontOnline
    01 Qershor 2020

    Selim Pacolli, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, bëri të ditur se sot janë duke u dezinfektuar çerdhet dhe nga e marta janë të gatshme të hapen.

    Pacolli këto komenti i bëri pas një aktiviteti në kampusin e Universitetit të Prishtinës, në kuadër të “Javës së Gjelber”.

    “Sot jemi duke i dezinfektuar të gjitha çerdhet dhe kopshtet, dhe nesër do të jenë të gatshme për hapje”, tha shkurt Pacolli.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur një ditë më parë ka vendosur për fillimin e fazës së tretë të lehtësimit të masave ndaj pandemisë COVID-19, duke shfuqizuar kështu vendimin e Qeverisë të 26 marsit për ndalimin e disa veprimtarive.

    Me fillimin e fazës së tretë të lehtësimit të masave është vendosur për rihapjen e çerdheve, kufijve tokësorë, gastronomisë, qendrave tregtare.

    Por, që në mungesë të koordinimit kryetari i komunës, Shpend Ahmeti mbrëmë kishte bërë thirrje që prindërit të mos i dërgojnë sot fëmijët në çerdhe për shkak se ende nuk janë gati. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.