Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi, dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli nga Gjykata Speciale, raporton Front Online.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka theksuar se lufta e UÇK-së ka qenë për çlirim dhe pavarësi.
“Kosova ka luftuar një luftë për çlirim dhe pavarësi kundër Serbisë. Gati një shekull ishim shtypur dhe vrarë nga Serbia. Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi një luftë të drejtë. Unë besoj në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veselin. UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë. Ne të gjithë besojmë në pafajësinë e ushtarëve tanë”, ka shkruar ai. /Front Online