×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pa nisur teatri, Rama e Veliaj imponojnë pa garë projektin e paguar nga fusha

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Nën ethet e masakrës që kishin bërë rilindasit porositën që të dielën në mëngjes gjithë mediat që kishin nën kontroll, që të vinin si tituj kryesorë imazhet e projektit të Bjarke Ingels për teatrin e ri kombetar. Një ditë më pas, ato i postoi dhe kryeministri Rama duke sanksionuar se Teatri që ai pretendon të ndërtojë do të ketë pamjen e ideuar nga arkitekti danez.

    Në mbrëmjen e së hënës, Erion Veliaj në Opinion dhe Arbian Mazniku në Open, mbetën pa tekst kur u pyetën se si do zhvillohej gara për fituesin e projektit arkitektonik. Veliaj nuk pati një përgjigje përballë Fevziut. Fillimisht ai pranoi se projektin e arkitektit Bjarke Ingels e ka paguar një privat, por pastaj tha se bashkia po negocion me arkitektin për ta ndryshuar.

    Pastaj tha se privati (Fusha shpk) mund t’a falte projektin që kishte paguar, por se po qe nevoja “edhe mund t’ja blinin atij këtë”. Pastaj tha se do të kishte tender ndërkombëtar, por për detajimin e një projekti të detajuar nga Bjarke Ingels me të cilin po negocionin. Pastaj tha se do të kishte edhe tender për zhvillimin e projektit, por pa saktësuar se si mund të zhvillohej kjo garë, kur edhe kryebashkiaku dhe kryeministri e kishin paragjykuar atë, shkruan lapsi.

    Por siç ka vëzhguar Exit.al, deri më tani bashkia nuk ka prokuruar një projekt për ndërtimin e Teatrit të Ri — në buletinin e prokurimeve publike nuk ka asnjë tender për hartimin e projektit.

    Formalisht ky projekt është porositur nga firma Fusha shpk tek firma Bjarke Ingels Group (BIG), bashkë me projektin për kullat e larta tregtare që do të ndërtoheshin fillimisht ngjitur me godinën e teatrit.

    Nuk dihet se pse një projekt i paguar nga Fusha shpk do t’i jepet falas Bashkisë Tiranë ashtu siç pretendoi Veliaj në një nga versionet e tij, por kjo gjë mund të merret me mend: pas projektit të teatrit ka qenë gjithmonë Edi Rama, ndërsa Fusha shpk ishte thjesht klienti i radhës paracaktuar prej tij për të punuar me Ingels.

    Përzgjedhja pa prokurim publik, në mënyrë arbitrare dhe pa transparencë e një projekti publik shkel parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta.

    Përzgjedhja e këtij projekti pa konkurrim shkel nenet 71 dhe 74 të MSA-së që parashikojnë dy parime themelore për lidhjen e kontratave publike nga qeveria shqiptare, pikërisht konkurrencën e lirë dhe mos-diskriminimin.

    Prandaj, ende pa nisur asnjë punë, thjeshtë se kanë nevojën e propagandës, Rama dhe Veliaj po shkelin Ligjin. Ndërkohë që ai i detyron të hapin garë, qoftë dhe konkurs ndërkombëtar për projektin qrkitektonik fitues të Teatrit që thonë se do të ndërtojnë, ata po manipulojnë publikun duke i servirur vullnetin dhe pazaret e tyre për fituesin.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.