×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani premton mbështetje me mjete mbrojtëse kundër Covid-19 për kategoritë e rrezikuara sociale

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani mori pjesë në përurimin e projektit “Furnizimi me mjete mbrojtëse kundër Covid-19 për kategoritë e rrezikuara sociale”, në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve.

    Projekti është mbështetur nga Kuvendi i Kosovës dhe Ambasada e Luksemburgut, ndërkaq është realizuar nëpërmjet Organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve (PRAK). Projekti synon t`i furnizojë me maska dhe dezinfektues këtë kategori, e cila konsiderohet me rrezikshmëri më të lartë.

    Nga ky projekt mbështeten tetë strehimore në nivel vendi, shtëpitë për komunitet, shtëpitë për të moshuar, SOS fshatrat e fëmijëve dhe shfrytëzuesit e banesave sociale.

    “Duke mbrojtur shëndetin e kësaj kategorie, njëkohësisht mbrojmë edhe të drejtën për jetë”, ka deklaruar Osmani.Kryetarja e Kuvendit premtoi se do të jetë zë i fuqishëm në këtë institucion në mënyrë që Strehimoret si kjo të marrin vëmendjen dhe mbështetjen e duhur institucionale.

    Drejtueset e Strehimores theksuan nevojën për mbështetje më të madhe institucionale, posaçërisht nëpërmjet linjave buxhetore, me të cilat mundësohet stabilitet në punën me viktimat e dhunës në familje, si dhe kategorive të ngjashme.

    U vlerësua se është e nevojshme që institucionet shtetërore të prioritizojnë integrimin e kësaj kategorie dhe të organizojnë trajnime profesionale në mënyrë që të jenë pjesë aktive e tregut të punës.

     

    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar publikisht duke denoncuar përhapjen e profileve dhe portaleve të rreme që, sipas tij,...
    Lajme18 Korrik 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), bashkë me Shoqatën e Invalidëve të Luftës dhe Shoqatën e Familjeve...
    Lajme18 Korrik 2025
    Një e mbijetuar e dhunës seksuale nga lufta e fundit ka ndarë sonte rrëfimin e saj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin....
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur janë mbytur në lumin...
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka reaguar me dhimbje pas lajmit për vdekjen aksidentale të Dursim Ademit. Në rrjetin e...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Sllovenia miratoi të premten një ligj që lejon vdekjen me asistencë, duke u bashkuar me një numër gjithnjë e në rritje të...
    Lajme18 Korrik 2025
    Me nga 1 vit burg u dënuan 10 prej të akuzuarve në rastin ‘Veteranët’. Në mesin e të dënuarve edhe Agim Çeku,...
    Lajme18 Korrik 2025
    Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me komentet rreth çmimeve në hotelin ku po qëndron të Kryeministri Albin Kurti në...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj, ka konfirmuar në një intervistë se i dënuari me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu, është takuar me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.