×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Dy të tretat e marrëveshjeve nuk zbatohen nga Serbia

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2022

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania, foli rreth dialogut Kosovë-Serbi ku theksoi se Kosova ka qenë gjithnjë pala konstruktive në bisedime.

    “Kosova gjithnjë ka qenë pala që ka dhënë kontribut për zgjidhje që kanë kontribuar për paqe dhe stabilitet në rajon dhe në fakt ka bërë jashtëzakonisht shumë koncesione që nga koha e negociatave për statusin e Kosovës e deri te dialogu i Brukselit”, u shpreh Osmani.

    Osmani shtoi se Serbia edhe kur ka bërë ndonjë koncesion nuk i ka zbatuar marrëveshjet dhe sot janë në një situatë ku mbi dy të tretat e marrëveshjeve nuk zbatohen nga Serbia.

    “Në veçanti do të doja të përmendja faktin se edhe pse në vitin 2013 Serbia ka nënshkruar që të heqë dorë nga mbështetja e të gjitha strukturave ilegale, kriminale në veri të vendit e gjetiu në fakt tani i mbështet më shumë se kurrë edhe politikisht, edhe financiarisht, por për fat të keq edhe duke u dërguar armë nëpërmjet të cilave këto struktura të shndërruara në banda kriminale po shkatërrojnë synimet tona dhe po i rrezikojnë synimet e përbashkëta që kemi me Bashkimin Evropian”, deklaroi ajo

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.