×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani doli kundër vendimit të KQZ-së, pas kësaj flet Valdete Daka

    FrontOnline
    11 Janar 2021

    Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka folur pas reagimeve të shumta për vendimin e KQZ-së në lidhje me verifikimin e votave nga diaspora.

    Në një deklaratë për Gazeta Blic, Daka shprehet e habitur se si po kundërshtohet vendimi i KQZ-së për verifikimin e votave nga diaspora.

    Ajo vlerëson se KQZ-ja e ka obligim ligjor t’i verifikojë të gjitha votat.

    “Së pari mu po më çudit pse po kundërshtohet verifikimi i votuesve jashtë Kosovës, pra ne kemi obligim ligjor që t’i verifikojmë të gjithë ata që votojnë se a janë votues të vërtetë, apo e keqpërdorin emrin e dikujt. Kjo nuk është asgjë jo ligjore”, ka thënë Daka

    Më herët u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, i ka dërguar letër Komisionit Qendror Zgjedhor, me t’u marrë ky vendim nga ana e tyre.

    Në këtë vendim të Osmanit,  thuhet se e drejta e votës është e drejtë fundamentale e garantuar me Kushtetutën tonë dhe mbi të gjitha me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.