×
  • Lajme
  • Lajme

    Organizatat e shoqërisë civile i shkruajnë kryeministrit Hoti për gjendjen e komuniteteve RAE

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Lëvizja KOSINT, e përfaqësuar nga Syri i Vizionit (SIV), Balkan Sunflowers Kosova (BSFK), Roma and Ashkalia Documentation Center (RADC) dhe Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VORAE), e përkrahur edhe nga organizata tjera të shoqërisë civile të cilat angazhohen për të drejtat, gjithëpërfshirjen dhe avancimin e këtyre komuniteteve, i janë drejtuar Zyrës së Kryeministrit me një shkresë për gjendjen gjatë pandemisë dhe nevojës për gjithëpërfshirjen e tyre, me theks të veçantë në Fondin për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Me anë të kësaj shkrese, këto organizata iu drejtuan Kryeministrit të Republikës së Kosovës për gjendjen e rëndë të tanishme të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian gjatë pandemisë COVID- 19 dhe nevojat e tyre emergjente për t’u ndihmuar/përfshirë financiarisht në Fondin e paraparë për Rimëkëmbje Ekonomike.

    “Meqenëse këto komunitete janë pjesë e grupeve më të cenueshme në vend, ato do të duhej të kishin edhe vëmendjen e veçantë si dhe i tërë procesi të bëhej në bashkërendim me organizatat e shoqërisë civile të cilat merren me të drejtat e komuniteteve. Kur jemi te komunitetet, një vëmendje e veçantë do të duhej t’i kushtohej edhe masave për mbështetje të punësimit/rritjen e punësimit te grupet e punëtorëve të komuniteteve me gjasa më të vogla për punësim”, thuhet në letër.

    Marrë parasysh statistikat e siguruara nga Ministria e Administratës Publike në dhjetor të vitit 2018, në 56 institucione publike kanë qenë të punësuar 30,635 persona, nga të cilët vetëm 113 pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, apo 0.36 për qind.

    “Kërkojmë nga institucionet përkatëse të marrin masat konkrete, fillimisht për të respektuar kuotën e paraparë me Kushtetutën e Republikës se Kosovës – Neni 61 [Përfaqësimi në Punësim në Institucionet Publike] dhe Ligjin për Shërbim Civil Nr. 03/L-149 – Neni 11 [Pranimi në Shërbimin Civil] , Ligji Nr. 03/L-212 i Punës, si dhe Rregulloren Nr. 04/2010 për procedurat e përfaqësimit të drejtë dhe proporcional të komuniteteve jo shumicë. Hap tjetër i Kryeministrit në të mirë të komuniteteve në Kosovë do të ishte edhe përfshirja e organizatave të shoqërisë civile të cilat merren me të drejtat e komuniteteve në të gjitha grupet punuese ku do të diskutohet mirëqenia e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”.

    “Kërkojmë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës zotimin për transparencë në këtë proces e njëherit edhe përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile, në veçanti në trajtimin e komuniteteve. Për fund, ne anëtarët e organizatave të shoqërisë civile po ashtu kërkojmë nga Kryeministri të merr hapat e nevojshëm për llogaridhënie nga Ministritë e linjave në raport me trajtimin e komuniteteve, veçanërisht me Fondin e paraparë për Rimëkëmbje si dhe të caktohet një takim në mes tij [Kryeministrit të Kosovës] dhe organizatave të shoqërisë civile për të shprehur qëndrimet e dyanshme sa i përket Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike si dhe për të ritheksuar gatishmërinë e OSHC-ve për bashkëpunim në çështjet me interes të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.