×
  • Lajme
  • Lajme

    Organizata e kibernetikës reagon kundër emërimit të Zafir Berishës: S’ka kualifikim

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Një organizatë kibernetike ka reaguar kundër emërimit të Zafir Berishës si Koordinator Shtetëror për Siguri Kibernetike.

    Kjo organizatë thotë se Berisha nuk ka kualifikim dhe se nuk është adekuat për këtë pozitë.

    Fleni dath/ Zafir Berisha, koordinator nacional i Kosovës për siguri kibernetike

    Lexo Edhe:

    Elon Musk shpreh mendimet e tij për Bill Gates dhe ato nuk janë fare pozitive

    “REAGIM: Sense CRC është e shqetësuar ndaj lajmit për emërimin e Zafir Berishës – Zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës – si Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike dhe Menaxhimin e Emergjencave.”, thuhet në komunikatë.

    “Sipas analizës sonë, besojmë se Berisha, i cili vjen nga rradhët e Nismës Socialdemokrate, nuk është i përgatitur në mënyrë profesionale dhe nuk posedon ekspertizë të mjaftueshme për të adresuar çështjet relevante të sigurisë kibernetike në Republikën e Kosovës siç janë:

    Hakohet profili i koordinatorit nacional të Kosovës për siguri kibernetike (Foto)

    – Identifikimi dhe reduktimi i kërcënimeve;

    – Ofrimi i mbrojtjes për qytetarë, shërbime, infrastrukturë kritike ose sektorë jetik;

    – Zgjërimi dhe fuqizimi i kapaciteteve kibernetike;

    – Ngritja e qëndrueshmërisë apo aftësive ripërtëritëse;

    – Sigurimi për menaxhimin e krizës në mënyrë efektive.

    Kjo fushë në vend ka ende mangësi fundamentale dhe ka një rrugë të gjatë zhvillimi për krijimin e procedurave dhe strategjive të reja ashtu që të sigurohet mbrojtja kibernetike në nivel shtetëror. Si e tillë, ka nevojë për persona kompetent, praktikë e cila momentalisht nuk po aplikohet në pozitat me pergjegjësi të lartë.

    Kosova ka mjaft kapacitete për nga resurset njerëzore në këtë lëmi; andaj, si organizatë do të kërkojmë llogari dhe ndryshime vazhdimisht ashtu që këto pozita të rëndësishme të ju besohen personave me potencial për të bërë ndryshimet e duhura.”, thuhet tutje.

    Ndryshe, Berishës sot i është thyer llogaria e tij në Facebook disa orë pas emërimit në pozitën e re.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.