×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Opozita Hotit: Ke dështuar për 100-ditë, s’ke bërë asgjë

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Partitë opozitare në vend nuk janë të kënaqura me qeverisjen e Avdullah Hotit në krye të Qeverisë së Kosovës, për më shumë se 100 ditë.

    Përveç që nga këto parti po thonë që kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë, e njëjta po akuzohet edhe për mos arritje të implementimit të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Në ndërkohë nga organizatat jo qeveritare po pohohet se një gjë që e ka karakterizuar Qeverinë “Hoti”, qysh nga fillimi është edhe mungesa e kuorumit në seancat parlamentare.

    Veseli: Qeveria “Hoti”, nuk po bën asgjë

    Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një konference për media, i pyetur nga Front Online, se si e ka parë qeverisjen 100 ditore të Hotit, ka thënë se kjo Qeveri gjatë kësaj periudhe nuk ka bërë asgjë.

    “Qeverisja e cila është duke u munduar të bëjë diçka, nuk po bën asgjë. Po kalon seanca e po e shohin që nuk kanë numra, po tenton të kalojë diçka po nuk është e përgatitur e shohin se sa është kjo qeverisje e lodhët dhe e papërgjegjshme”, ka thënë Veseli.

    Ndër të tjera ai tha se, Hoti është me fat qe në opozitë  e ka PDK-në, që ka propozime konkrete, siç është ai për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike.

    “Jo shpesh ndodhë të ketë opozitë si PDK-ja, që është e gatshme edhe për propozime konkrete siç është ajo e Pakos së Rimëkëmbjes,  të orientojë politika qeverisëse në të mirë të vendit. Qeveria aktuale nuk e ka këtë gatishmëri, është duke i lodhur e varfërua qytetarët pa asnjë arsyeje në vend që të ketë përgjegjësit shtetërore. Janë me qindra mira familje në sektorin privat dhe ndërmarrësit të cilët presin ndihmë dhe kjo nuk po ndodh se kryeministri mendon se vetëm ai ka të drejt dhe i ka bllokuar edhe biznese”, ka thënë Veseli.

    VV: Qeveria Hoti ka dështuar në aspektin e rimëkëmbjes

    Për Lëvizjen Vetëvendosje, Qeveria “Hoti”, ka dështuar edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik.

    Yllëza Hoti, deputete e kësaj parti ka thënë për Front Online, se kjo Qeveri në përgjithësi nuk ka pasur rezultate të mira.

    “Në përgjithësi qeverisja nuk është se ka pasur ndonjë rezultat të mirë të cilin munden edhe ata me e nda, duke filluar nga heqja e reciprocitetit e deri tash tek pamundësia e kalimit të Pakos për Rimëkëmbje, apo pamundësia e tyre për të implementuar Pakon e Rimëkëmbjes dhe masat që i kanë paraparë, tregon shumë për brishtësinë e kësaj Qeverie”, ka thënë ajo.

    Një ndër pikat ndaj të cilat deputetja e VV-së shprehu kritika, është ajo për mosarritjen e implementimit të Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike.

    “Nëse ndalemi tek Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike, specifikisht po vërehet shumë edhe në opinion që kjo Qeveri dhe ministrat zakonisht po mundohen me bart fajin tek opozita për faktin që nuk po i`u kalon Ligji, por diçka që dua të bëj të qartë dhe që po mundohemi gjatë tërë kohës me e nda me publikun është që Pakoja e Rimëkëmbjes është planifikuar për 365 milion euro teksa Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike i cili është temë shumë e madhe e diskutimit këtyre ditëve është vetëm 42.3 milionë euro. Zbatimi kushton vetëm aq. Kjo i bie që është vetëm 11% e Pakos dhe diku 90% e Pakos mundet me u implementuar  pa u kaluar ky Ligj”, ka thënë Hoti..

    Cakolli: Mungesa e kuorumit sfidë për Qeverinë “Hoti”

    Mungesa e kuorumit në Kuvendin e Kosovës, ka qenë një ndër sfidat më të mëdha të Qeverisë “Hoti”, në 100 ditorin e punës.

    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë për Front Online, se ka raste kur një Projektligj nuk ka mund që të miratohet as pas 5 tentativave.

    “Mungesa e kuorumit ne Kuvend apo pamundësia e shumicës parlamentare për ta siguruar atë, rezulton një problem më të madh me të cilin është duke u ballafaquar Kuvendi, meqenëse ta zëmë në rastin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga 5 tentativa për votimin e tij, në 4 prej tyre kemi pasur mungesa prej diku 15 deri 20 deputetëve të shumicës parlamentare të cilët nuk kanë qenë të pranishëm në seancë qoftë për shkak se kanë qenë të infektuar me Covid, disa prej tyre apo edhe thjeshtë për arsye të tjera që ne nuk i dimë”, ka thënë ai.

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Të premten në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për Sigurinë Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministrja e Bujqësisë...
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se të premten në Prishtinë ka kontrolluar dy lokacione për veprat penale falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti i ka propozuar një plan të ri Sarës. Ai i tha që të...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Fitimi ka shprehur pëlqimin e tij për Sarën. Kjo erdhi pas këtë pyetje ia bëri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.