×
  • Lajme
  • Lajme

    OIK kërkon nga Qeveria të punësohen më shumë infermierë

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës Naser Rrustemaj ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës që të shpallin urgjent konkurs për infermierë, pasi nevojat janë të mëdha dhe se Kosova është ballafaquar me mungesë stafi gjatë pandemisë Covid 19

    Në vazhdën e takimeve që ka zhvilluar me krerët e odave dhe shoqatave të profesionistëve shëndetësorë të Kosovës, kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti ka takuar edhe kryetarin e Odës së Infermierëve të Kosovës Naser Rrustemaj.

    Në takim ka marrë pjesë edhe ministri i shëndetësisë Armend Zemaj si dhe përfaqësues të odave dhe shoqatave tjera të profesionistëve shëndetësorë.

    “Ballafaqimi me virusin COVID19 është sfidë globale dhe sakrificë për secilin që është në vijën e frontit. Bashkë me Ministrin e Shëndetësisë z. Armend Zemaj, takuam përfaqësuesit e shoqatave të profesionistëve shëndetësorë, të cilët që prej fillimit të pandemisë e deri në ditët e sotme janë në krye të detyrës. Atyre u premtuam mbështetje të mëtutjeshme dhe koordinim të ngushtë për të mënjanuar mundësinë e përhapjes së një vale të dytë të virusit”, ka shkruar kryeministri Abdullah Hoti, në rrjetin social.

    Ai ka ftuar qytetarët që t’i ndihmojmë ata që janë në vijën e parë të frontit, duke i ndjekur rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

    Hoti po ashtu ka paraqitur 6 pika të stategjisë për mbrojtje nga koronavirusi, të cilat janë përkrahur nga Oda e Infermierëve të Kosovës, përfaqësues të së cilës kanë shprehur gatishmëri për mbështetjen e realizimit të këtyre pikave.
    Kryetari i OIK-ut, Naser Rrustemaj, ka falënderuar infermierët dhe profesionistët shëndetësor për punën që kanë bërë Infermierët gjatë kohës së pandemisë.

    Ai ka përmendur në takim me kryeministrin problemet që kanë hasur në fillim të pandemisë sa i përket mjeteve dhe masave mbrojtëse.

    “Gjatë pandemisë kemi pasur mungesa të mëdha të stafit Infermieror si dhe kushtet e punës kanë qenë shumë të rënda për Infermierët”, ka shtuar Rrustemaj.
    “Kam kërkuar që urgjent të pranohen staf Infermieror në vendet kyëe sië është Klinika Infktive, Emergjenca dhe në gjithë Kosoven sepse sot nuk mund të kemi shërbime cilësore kur një Infermier duhet të përkujdeset për 20 pacientë”, ka thënë Rrustemaj, i cili ka kërkuar që urgjentisht të hapet një konkurs për infermierë.

    “Gjithashtu së shpejti do të kërkojmë takim me ministrin e shëndetësisë ku do të shpalosim edhe kerkesat tjera nga OIK”, ka thënë Rrustemaj.
    Në anën tjetër, Ministri Armend Zemaj në takimin e Kryeministrit me Odat e profesionistëve shëndetësor dhe ekspertë të fushave mjekësore ka thënë se si rezultat i angazhimit të profesionistëve shëndetësorë, Kosova renditet në mesin e vendeve me vdekshmërinë më të vogël nga COVID 19.

    “Të arrihen suksese përballë një pandemie që ka gjunjëzuar edhe sisteme shëndetësore shumë të avancuara, me një sistem shëndetësor si ky i joni që është i brishtë dhe me zbrazëtira të shumta është një sukses i madh, dhe bart mbi vete vulën e përkushtimit profesional të gjitha niveleve të kujdesit shëndetësor, të udhëhequr nga motivi i lartë, profesionalizimi e përkushtimi për ta ndihmuar vendin”, ka thënë Zemaj./Front Online/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.