×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda e Infermierëve kundërshton rekrutimin e infermierëve nga Serbia

    FrontOnline
    26 Prill 2020

    Oda e Infermierëve të Kosovës përmes një komunikate ka kundërshtuar çdo lloj rekrutimi të stafit të jashtëm shëndetësor në territorin e Republikës së Kosovës, pa u përfillur procedurat ligjore të miratuara nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, raporton FrontOnline.

    Prishtinë, 26 prill – Rekrutimi i 200 infermierëve nga institucionet e Serbisë në Kosovë po kundërshtohet ashpër nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

    “OIK kundërshton çdo lloj rekrutimi të stafit të jashtëm shëndetësor në territorin e Republikës së Kosovës, pa u përfillur procedurat ligjore të miratuara nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Odës së Infermierëve.

    Tutje, Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësore të Kosovës, ka njoftuar se nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga asnjë institucion në lidhje me atë që po proklamohet se Qeveria e Serbisë do të regrutoj 200 infermierë në Kosovë.
    “Si OIK kërkojmë me shqetësim që secili punonjës shëndetësor në Kosovë të angazhohet në punë, tek pasi kalon në procesin e liçencimit apo ri-liçencimit në Odën e Infermierëve të Kosovës”.

    Kosova, sipas Odës së Infermierëve, ka numër të mjaftueshëm të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, për t’u përballur jo vetëm me pandemi si COVID 19 por edhe me kërkesa tjera të përditshme shëndetësore të pacientëve./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Lajme04 Mars 2026
    Mijëra përdorues kanë raportuar probleme me aksesin në Facebook. Faqja jozyrtare e monitorimit Downdetector ka marrë më shumë se 11,000 raportime problemesh...
    Kronika04 Mars 2026
    Një shtetas i Shqipërisë është ndaluar në Vërmicë, pasi dyshohet se kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve malore. Siç theksohet në raportin...
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.