×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda Amerikane thirrje partive politike të shmangin diskursin konfliktnxitës

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit qëndrimin e saj se diskursi thellësisht përçarës politik brenda institucioneve dhe jashtë tyre pengon arritjen e konsensusit nacional dhe tejkalimin e vështirësive të krijuara pas shpërthimit të pandemisë COVID19, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

    “Dialogu konstruktiv ndërmjet hisedarëve politikë në rend të parë nuk ka alternativë, për shkak të nevojës për menaxhimin e pandemisë COVID19 si dhe të gjitha pasojave të shkaktuara nga ajo në aspektin shëndetësor, si dhe atë ekonomik e social”, thuhet në komunikatë.

    Oda shton se vonesat e mëtejme në aprovimin e ndryshimeve të kornizës buxhetore por edhe të marrëveshjeve financiare ndërkombëtare do të vonojnë disbursimin e mjeteve të zotuara në ndihmë të ndërmarrjeve dhe punonjësve të sektorit privat, që janë shtylla e zhvillimit ekonomik të vendit.

    Oda Amerikane beson fuqishëm se temat e natyrës populliste dhe lufta e padinjitetshme politike në këtë fazë do të rrënojnë prospektet e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë COVID19, ndërsa në vend të përpjekjeve të gjithëmbarshme për përmirësimin e imazhit të vendit dhe rezonimin e stabilitetit, partitë politike me diskursin konfliktnxitës po rëndojnë më tej imazhin jo të mirë të cilin e gëzon Kosova.

    Oda Amerikane përsërit qëndrimin e saj se muajt në vijim do të shpërfaqin pasojat reale në aspektin ekonomik e social, për shkak të mbijetesës së vështirësuar të një numri të ndërmarrjeve, kryesisht të vogla dhe të mesme, të cilat janë burimi më i rëndësishëm i vendeve edhe ashtu të pakta të punës për qytetarët e Kosovës.

    Krejt në fund, Oda Ekonomike Amerikane fton edhe një herë ligjvënësit e vendit që të tejkalojnë mospajtimet partiake dhe të vihen në shërbim të qytetarëve dhe ndërmarrjeve, duke i hapur rrugë zhvillimit ekonomik, ruajtjes së vendeve të punës dhe progresit aq shumë të nevojshëm.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Mars 2025
    Inspektorati Policor të Kosovës, kanë rekomanduar suspendimin për dy zyrtarë policorë, njëri rast në Gjakovë kurse rasti tjetër në Prishtinë. Nga IPK...
    Lajme14 Mars 2025
    Dy të reja nga Gjilani, Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi, kanë humbur jetën tragjikisht pas një askidenti të rëndë me veturë në...
    Lajme14 Mars 2025
    Qëndrimin në Gjakovë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla  Çeku, e vazhduan me...
    Të tjera
    Lajme14 Mars 2025
    Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kështu thuhet në vendimin e publikuar nga Specialja, transmeton Periskopi. Sipas Gjykatës,...
    Lajme14 Mars 2025
    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se nesër KQZ do të mbajë mbledhje e ku në rend dite do të jetë...
    Lajme14 Mars 2025
    Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim diplomatin francez në Kosovë, Olivier Guerot. Të dy bashkë kanë biseduar rreth zhvillimeve...
    Kronika14 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka dalë me informacione shtesë lidhur me aksidentin që ndodhi sot në në aksin rrugor Domoroc – Hodonoc të...
    Sport14 Mars 2025
    Avokati dhe përfaqësuesi juridik i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka njoftuar sot përfundimin e bashkëpunimit të tij me institucionin...
    Vip14 Mars 2025
    Largimi i Egli Takos nga shtëpia e “Big Brother Vip” shtangu banorët, megjithatë, më e papritura nuk ka ndodhur ende. Në promon...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.