
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar udhëzime për përgatitjen e ushqimit gjatë pandemisë dhe ka treguar për rrezikun e mundshmë të infektimit me Covid-19 përmes mbështjellësve të ushqimit ose prodhimeve ushqimore që janë prekur nga personat e infektuar.
“Ndonëse nuk ekziston ndonjë dëshmi se ndonjë person është infektuar në këtë mënyrë, është gjithmonë mirë që të praktikohet siguria e ushqimit”, thuhet në postimin e kësaj organizate në Twitter.
Këshillohet që para se ta prekni ose ta përgatisni ushqimin, t’i pastroni duart, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Të gjitha pemët dhe perimet duhet të pastrohen para se të konsumohen dhe produktet e mishit duhet të zihen ose të piqen plotësisht para se të shërbehen, thuhet në këto udhëzime.