×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Nura e Lushtaku shpërblejnë me kontratë gati 1 milion € kompaninë e dostit të tyre, Rrustem Rukolli

    Fatlum Berisha
    04 Gusht 2023

    Komuna e Skenderajt, e cila udhëhiqet nga Fadil Nura dhe Sami Lushtaku, ka shpërblyer me kontratë në vlerë gati një milionë euro kompaninë – “R & Rukolli” – e cila është pronë e mikut të tyre, Rrustem Rukolli.

    Ujdia mes palëve u finalizua para pak ditësh. Ajo parasheh vazhdimin e punimeve në kompleksin banesor ‘UÇK’ në Skenderaj, më konkretisht tek objekti “U”, raporton “Front Online”.

    Projekti banesor do të nis të ndërtohet pas 10 vjetëve ngecje dhe përmban 128 apartamente, të cilat pritet t`u jepen si dhuratë familjarëve të dëshmorëve, por edhe veteranëve e invalidëve të luftës.

    Rukolli fitoi, ani se nuk ofertoi më së liri

    Kompania “R & Rukolli”, e afërt me pushtetarët komunalë atje kryetarin Nura e nënkryetarin Lushtaku, u shpall fituese ani pse kishte biznese të tjera që ofertuan më lirë.

    Komuna e Skenderajt përdori procedurën e hapur në këtë aktivitet prokurimi. Krahas “R & Rukollit”, aplikuan edhe dy biznese, raporton “Front Online”.

    Konsorciumi “N.T.SH Ramadani dhe Raf II. sh.p.k” konkurroi me një çmim prej 918 mijë euro.

     

    Fituesja e tenderit “R & Rukolli” me 882 mijë euro, çmim me të cilin u bë pazari dhe grupi i operatorëve ekonomikë, “Tekno Konstrukt, AC dhe A Con” me 817 mijë sosh.

    Operatorëve të përbashkët “Tekno Konstrukt, AC dhe A Con” nuk u kreu punë çmimi më i lirë, që ishte edhe kriter kryesor për dhënien e kontratës, raporton “Front Online”.

    Ata u eliminuan nga autoriteti komunal, për siç u tha, mosplotësim të kritereve tjera të kërkuara në Dosjen e Tenderit.

    Konsorciumi “N.T.SH Ramadani dhe Raf II. sh.p.k”, në anën tjetër, u eliminua për shkak të çmimit të lartë prej 918 mijë euro që kërkoi për t`ia kryer shërbimet komunës.

    Jarania e Nurës me Rukollin

    Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura mohoi të ketë gisht në epilogun e tenderit shkaku i miqësisë që ka me biznesmenin, Rrustem Rukolli.

    “Gjithçka ka shkuar sipas procedurave dhe konform ligjit. Nëse ishin shkel procedurat kisha marrë masa pavarësisht se kush është kompania. Kurrfarë ndikimi nuk kam pasë në tender”, u shpreh Nura për “Front Online”.

    Përgjigje, në anën tjetër, nuk kthyen nga kompania “R & Rukolli”, të cilës pyetjet iu drejtuan në adresë elektronike të enjten.

    Jarania që kanë mes vete Nura e Rrukolli është e faktuar.

    Front Online” ka gjetur shkrime publike mbështetëse që Rukolli bënte ndaj kryetarit aktual Nura në kohën kur ky po garonte për postin e kryetarit të Skenderajt më 2021.

    Biznesmeni Rrustem Rukolli disa herë ka qenë në bankën e të akuzuarve.

    Ai ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale, aktivitete të jashtëligjshme minerare.

    Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, thuhet se më 10 tetor 2017, gjatë inspektimit të aktiviteteve të jashtëligjshme minerare nga inspektorati i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), është konstatuar se N.N “R&Rukolli” Sh.p.k, me pronar, personin përgjegjës Rrustem Rukolli, me qëllim që vetit t’i sjell dobi pasurore ka ushtruar aktivitet të jashtëligjshëm minerar, ashtu që pa leje për aktivitete të veçanta nga organi kompetent i KPMM-së, ka bërë në lokacionin e objektit minerar, fabrikën për prodhimin e betonit në zonën industriale të Komunës së Prishtinës.

    Rukolli akuzohej bashkë me gazetarin Milaim Zeka për veprën penale “shkelje e fshehtësisë”, gjegjësisht “tentim të pengimit të procedurës zyrtare”, aktakuzë nga e cila u lirua.

    Pamja e objektit U, punimet finalizohen në vjeshtë

    Komuna ka publikuar edhe në versionin 3D pamjet se si duhet të jetë objekti banesor “U”.

    Sipas kryetarit drenicas, Fadil Nura, përfundimi i punimeve pritet të bëhet në muajin nëntor, raporton “Front Online”.

    Projekti tek pastaj të procedohet në asamblenë komunale, ku krijohet komisioni përkatës që përzgjedh përfituesit e banesave.

    “Front Online” ka raportuar në vazhdimësi për tenderë, në dhënien e të cilëve dyshohet se ndikoi politika.

     

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2023
    Profesori universitar i historisë Bujar Dugolli, ka folur rreth zhvillimeve në veri të vendit, ku të dielën si pasojë e sulmit të...
    Lajme25 Shtator 2023
    Policia e Kosovës, në aksionin e saj antiterrorist në Banjskë, sekuestruan një automjet të tipit xhip mercedes, e që i njëjti mbante...
    Lajme25 Shtator 2023
    Gazeta britanike “The Guardian” ka dhënë pikëpamjen e saj për sulmin terrorist në veri, siç i referohet për pikën e nxehtë të...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2023
    Edhe dy serbë të tjerë janë arrestuar në fshatin Banjskë të Zveçanit. Fillimisht Policia e Kosovës gjatë kontrolleve në këtë fshat, në...
    Lajme25 Shtator 2023
    Pamjet ekskluzive më poshtë, tregojnë momentin se si terroristët serbë, largohen nga Manastiri pasi sulmuan me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës...
    Lajme25 Shtator 2023
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bisedoi me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për sulmin ndaj Policisë...
    Lajme25 Shtator 2023
    Në situatën e tensionuar në veri të dielën përveç, Policisë së Kosovës prezent kanë qenë edhe KFOR-i. Se a është dashur të...
    Lajme25 Shtator 2023
    Qeveria e Kosovës e ka mbajtur mbledhjen 161-të të saj. Mbledhja është zhvilluar në formë elektronike dhe janë marrë disa vendime. Në...
    Lajme25 Shtator 2023
    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, ku të dielën mbeti i...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.