×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Numër i madh i amerikanëve që s’dëshirojnë ta marrin vaksinën anti-covid

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Sipas një sondazhi të ri, të kryer nga SSRS-ja, përqindja e njerëzve që do të merrnin një vaksinë kundër sëmundjes Covid-19 ka rënë dukshëm, shkruan CNN.

    Në bazë të sondazhit, nëse një vaksinë Covid-19 do të jetë e gatshme, 51% e të anketuarve thanë se do ta merrnin, ndërsa 45% prej tyre thanë se nuk do të pranonin të vaksinoheshin. Këto përgjigje të njerëzve erdhën nga sondazhi i bërë javën e kaluar, mes 1 dhe 4 tetorit.

    Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se nëse kjo përqindje e popullsisë do të refuzonte ta merrte vaksinën kundër Covid-19, imunizimi i tërësishëm i popullsisë në ShBA do të dështonte.

    Ekspertët kanë vërejtur që përqindja e personave të cilët do të pranonin të vaksinohen duket se ka rënë dukshëm në krahasim me rezultatet e sondazhit të bërë muajin e kaluar, ku 56% e të anketuarve thanë se do të pranonin ta merrnin vaksinën.

    Është vërejtur se këto sondazhe ndryshojnë në varësi nga demografia dhe mosha e të anketuarve. Kështu, 60% e personave mbi moshën 65-vjeçare thanë se do të pranonin ta marrin vaksinën, ndërsa në mesin e personave nën 45 vjeç, vetëm 49% thanë se do ta merrnin atë. Përgjigjet dallonin edhe në varësi të gjinisë, racës dhe përkatësisë politike.

    Sondazhi i kryer nga “Server Reporting Service” u realizua nga 1 tetori deri më 4 tetor me anë të linjave fikse dhe telefonave celularë, duke realizuar intervista të drejtpërdrejta.

    Shqetësimet në lidhje me vaksinat

    Sipas ekspertëve shëndetësorë, hezitimi i shumë njerëzve për të marrë një vaksinë kundër Covid-19 kur ajo të jetë në dispozicion është një çështje mjaft shqetësuese. Sipas tyre, njerëzit duhet të kuptojnë se nëse nuk vaksinohet e gjithë popullata, nuk do të arrihet imunizimi i tërësishëm dhe përhapja e virusit do të vazhdojë.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.