×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk pritet as sot të miratohet rishikimi i buxhetit në Kuvend

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Në seancën e sotme parlamentare nuk pritet të shqyrtohet në lexim të dytë projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2020.

    Kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati ka thënë për KosovaPress se Komisioni ka shqyrtuar amendamentet, dhe sot gjatë ditës paraditet edhe raporti me rekomandime, por ai nuk beson që sot arrihet të kryhen të gjitha procedurat ashtu siç parashihet me Rregulloren e Punës së Kuvendit që sot të shqyrtohet në lexim të parë në seancë.

    “Në komision i kemi shqyrtuar amendamentet, dhe sot gjatë ditës përgatitet edhe raporti me rekomandime. Pastaj janë edhe procedurat që parashihen me Rregullore të punës së Kuvendit, para se të vendoset në rend dite në seancë. Kështu që nuk besoj që arrihen të kryen të gjitha procedurat”, deklaroi Murati.

    Rishikimi i buxhetit 2020 ishte miratuar në lexim të parë në Kuvend më 13 korrik. Projektligji i rishikuar parasheh 1 miliard e 788 milionë euro, ndërsa totali i shpenzimeve të rishikuara të buxhetit është 2 miliardë e 620 milionë euro. Derisa është paraparë me këtë buxhet e Plani për Rimëkëmbje Ekonomike prej 385 milionë euro.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar nga fshati Abri e Poshtme ka raportuar në polici se gjatë kohës sa nuk ndodhej në shtëpi, persona të panjohur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Nga ora 14:00 do të vazhdojë seanca e sotme konstituive në ditën e fundit të afatit 30-ditor që e caktoi Gjykata Kushtetuese...
    Lajme26 Korrik 2025
    Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të...
    Të tjera
    Kronika26 Korrik 2025
    Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një të miture. Sipas Policisë së...
    Kronika26 Korrik 2025
    Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhja”. Sipas policisë,...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka një të shtunë të bukur për të gjithë shqiptarët nën tingujt e këngën “Rrjedh në këngë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje që sot të ketë kujdes nga temperaturat e larta. Nga ISHPK kanë dhënë udhëzime...
    Lajme26 Korrik 2025
    Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat do të dendësohen dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.