Në seancën e sotme parlamentare nuk pritet të shqyrtohet në lexim të dytë projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2020.
Kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati ka thënë për KosovaPress se Komisioni ka shqyrtuar amendamentet, dhe sot gjatë ditës paraditet edhe raporti me rekomandime, por ai nuk beson që sot arrihet të kryhen të gjitha procedurat ashtu siç parashihet me Rregulloren e Punës së Kuvendit që sot të shqyrtohet në lexim të parë në seancë.
Rishikimi i buxhetit 2020 ishte miratuar në lexim të parë në Kuvend më 13 korrik. Projektligji i rishikuar parasheh 1 miliard e 788 milionë euro, ndërsa totali i shpenzimeve të rishikuara të buxhetit është 2 miliardë e 620 milionë euro. Derisa është paraparë me këtë buxhet e Plani për Rimëkëmbje Ekonomike prej 385 milionë euro.