Eksperti i Shëndetit Publik, mjeku Erion Dasho thotë se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor ka ngecur në rrjetën e COVID-it, jo vetëm vendi ynë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dasho tregon pesë vendet që radhiten “në Top 10 të vendeve europiane si bazuar në numrin e rasteve të reja për 1 milion banorë, ashtu edhe bazuar në numrin e vdekjeve ditore për 1 milion banorë”.
POSTIMI I PLOTE:
NJË RAJON NË KAOS!
Nuk është vetëm Shqipëria! Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ngecur në rrjetën e COVID-it.
Të pesë vendet e rajonit (gjashtë së bashku me Kosovën e cila nuk raportohet e veçuar në statistikat ndërkombëtare) radhiten në Top 10 të vendeve europiane si bazuar në numrin e rasteve të reja për 1 milion banorë, ashtu edhe bazuar në numrin e vdekjeve ditore për 1 milion banorë.
Çuditërisht, të njëjtat vende i bashkoi një fazë e parë e epidemisë ku aplikuan masa të ngjashme të karantinës dhe i mbajtën treguesit e epidemisë në vlera minimale. Natyrisht e shoqëruar kjo me mburrje dhe autolëvdata krysisht nga klasa politike për “suksesin në menaxhimin e epidemisë”.
Ndonëse vendet tona janë në faza të ndryshme të procesit të integrimit europian, për shkak të situatës së COVID në rajon sot ne gjendemi të izoluar nga pjesa tjetër e Europës dhe me të drejtën për lëvizje të lirë të pezulluar.
NË VEND QË TË SHQETËSOHEN PËR SHËNDETIN, JETËN DHE TË DREJTËN E FITUAR ME AQ MUND TË LËVIZJES SË LIRË, UDHËHEQËSIT POLITIKË TË VENDEVE TONA JUSTIFIKOHEN ME “FATIN E KEQ TË PËRBASHKËT PËRBALLË VIRUSIT”!
NË ASNJË VEND NUK JANË BËRË ANALIZA SERIOZE QË TË ANALIZOJNË GABIMET QË E ÇUAN GJENDJEN NË KËTË PIKË!
PËR NE SI SHQIPTARË, PAK RËNDËSI KA QË MAQEDONIA E VERIUT, SERBIA APO BOSNJA NDODHEN NË TË NJËJTËN SITUATË SI NE!
SHQIPËTARËT NUK KANË SYNUAR ASNJËHERË TË BËHEN SI BOSNJA APO SËRBIA! ASPIRATA JONË POLITIKE, EKONOMIKE DHE SOCIALE KA QËNË DHE MBETET EUROPA PERËNDIMORE!
KA ARDHUR KOHA QË MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE KOMITETI I EKSPERTËVE TË ANALIZOJNË GABIMET E BËRA GJATË EPIDEMISË SË COVID DHE T’A RIKTHEJNË SHQIPËRINË NË KURSIN EUROPIAN!